“Është një perlë”, Rama tregon ndryshimin që do të ndodhë me ‘Xhaminë e Plumbit’: Propozova park me pemët e Kuranit!

“Është një perlë”, Rama tregon ndryshimin që do të ndodhë me ‘Xhaminë e Plumbit’: Propozova park me pemët e Kuranit!

Jepet zgjidhje për katër fëmijët jetim në Sovjen të Korçës/ Video
Shumë pak pemë për banorë, Shqipëria rekord negativ
(MOS) DËSHIRA PËR TË LEXUAR…?!

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra foli për investimet në turizëm, si një mënyrë të ngritur ekonominë aty duke sjellë vizitorë të huaj dhe vendas.

Ndër to ai veçoi edhe rastin e Xhamisë së Plumbit

“Përmende dy pika, turizmin, kemi këtu një potencial të jashtëzakonshëm përtej poezisë fanatike të Edonës, fanatike e bukurive , infrastruktura bazë mbetet prioritet i yni, në kantier është rruga e Thethit, sot mësova që aty bashkia e Shkodrës e vetmja prani që ka, është kontributi i taksidarëve, inspektorëve për të gjobitur ata që kanë transformua shtëpitë në bujtina.

Në hyrje jam goditur nga pamja e tmerrshme që ishte, këtu, ja për këtë pallatin këtu që ka në kokë një gjobë, ndërkohë ne jo vetëm që kemi hapur rrugë të re për transformimin e shtëpive të vjetra në pika turistike, do ta bëjmë dhe më fuqishëm, ne s’po bëjmë thjesht rrugën për në Theth por dhe ndërhyrje brenda, siç kemi bërë në Malësi të Madhe, Vermosh, që ka çuar atje plot njerëz.

Turizmi historik, për të sjellë këtu sa më shumë turistë, vizitova xhaminë e Plumbit që e kisha parë kur isha këtu me një grup miqsh, dhe kur në ato ditë ndodhi dhe ajo ngjarje e mobilizimit e myslimane dhe katolikëve për të filluar , tani kemi projektin për kthimin e saj në pikë referimi, por për shumë kënd tjetër, pata bisedë me Myftiun dhe folëm se si mund të kthehet ai pellg aty në objekt referimi, një xhami jashtë normave klasike, një vepër e një personaliteti të madh që ka ndërtuar një xhami atipike, arnaute, perlë, po ku problemi, ka qenë uji që e përmbyt rregullisht dhe abandonimi, aty do ndërhyjmë për restaurimin e plotë saj, dhe propozova që të ketë një park për gjithë pemët që përmenden në Kuran, ku mund të shkojnë dhe turistët”, tha Rama.

COMMENTS

WORDPRESS: 0