Enti Rregullator i Ujit paralajmëron rrite të çmimit – na duhen 5 miliardë euro për investime

Enti Rregullator i Ujit paralajmëron rrite të çmimit – na duhen 5 miliardë euro për investime

Koha e përbindëshave/ Mesazhi rrëqethës i gjyshit të Jonadës: Kam respektuar kodet e Gegërisë!
Jo më rruga, por poshtërsia e kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM
E rëndë në Pogradec, 15-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të miturës

Enti Rregullator i Ujit, ka paralajmëruar rritje të çmimit të ujit. Sipas tyre,  duhen 5 miliard euro investime për të normalizuar furnizimin pa ndërprerje me ujë në banesa, kosto kjo që do të rëndojë tek qytetarët nëpërmjet faturës së ujit. Deri tani enti rregullator nuk ka dalw me njw prononcim.

Sektori I ujësjellës-kanalizimeve, për të shkuar drejt parametrave normal të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në të gjithë vendin, ka nevojë për 5 miliard euro deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit, në raportin e performancës, të publikuar këto ditë, nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milion euro për çdo vit, për çerek shekulli. Ku një pjesë të mirë të kësaj barre, duket se shteti do ta faturojnë te tarifat që konsumatorët paguajnë.

Në raport thuhet se investimet fizike në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë, të projektuara deri në vitin 2040, rezulton të jenë rreth vlerës 5 miliardë euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave, kërkohen rreth 200 milion eur/vit, duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga buxheti I shtetit që janë taksat, transferta që janë financimi I donatorëve dhe tarifave, që janë faturat që paguajnë qytetarët.

Në një tjetër raport, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit, propozon dy variante konkrete për bashkimin e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lek në muaj, ndërsa aktualisht, vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2000 lekë në muaj. Kjo, automatikisht do të çonte në katërfishim të faturës për ata që aktualisht paguajnë me vlerë minimale. Vetë institucioni e pranon se kjo do të sillte kosto të mëdha sociale, sidomos në zonën verilindore.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0