Enea Jorgji vlerësohet nga UEFA

Enea Jorgji vlerësohet nga UEFA

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohet 30 vjeçari në Elbasan
Vdes në rrethana të paqarta 38 vjeçari, në qeli për vjedhje biçikletash
Çmimet e “kripura” të biletave drejt Shqipërisë, më shtrenjtë në gjithë rajonin

Enea Jorgji është vlerësuar maksimalisht nga UEFA duke ngjitur shkallët në karrierën e tij. Arbitri shqiptar me stemën e FIFA-s është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë, duke u rritur në këtë mënyrë profesionalisht në arenën ndërkombëtare. Ai ishte pjesë e Kategorisë së Dytës dhe prej ditës së sotme, gjyqtari elbasanas ka marrë vlerësimin maksimal nga UEFA. Elbasanasi, një nga më të mirët e kampionatit shqiptar mund të gjykojë deri në grupet e Champions League. Ndërsa në Europa League do të mund të vendosë sistematikisht drejtësi. Gjithashtu nuk ka të drejtë të gjykojë në Europian apo Botëror.

Vendimi i UEFA-s dhe ndryshimet në Kategoritë e gjykimit
Institucioni më i lartë i futbollit europian (UEFA) ka vendosur të ndryshojë organizimin e sistemit të gjykimit. Më parë ishin katër shkallë për arbitrat e stemës së FIFA-s që vijonin si më poshtë: Arbitrat elitarë, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe Kategoria e Tretë. Jorgji bënte pjesë në Kategorinë e Dytë. Ndërsa së fundmi, UEFA ka vendosur që Kategoria e Dytë dhe e Tretë të shkrihen në një të vetme. Siç mëson Newsport.al, nga organizimi i ri janë tashmë vetëm 3 kategori në total: Arbitrat elitarë, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.

Vlerësimi për Jorgjin dhe vendimi historik për arbitrimin shqiptar
Enea Jorgji është padyshim një nga arbitrat më të mirë në vendin tonë. Gjyqtari elbasanas prej vitesh mban stemën e FIFA-s. Në Shqipëri mund të ketë qenë disi i kontestuar, ndërsa në ndeshjet europiane të ngarkuar për të vendosur drejtësi, ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga organet përkatëse. Kësisoj, ditën e sotme në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në kutinë e mesazheve elektronike të gjyqtarit ka mbërritur nga UEFA, lajmi i madh: Enea Jorgji zyrtarisht pjesë e Kategorisë së Parë të arbitrave.

Puna sistematike dhe objektivi madhor
Pas këtij lajmi fantastik, Jorgjit s’i mbetet gjë tjetër veçse të japë sërish maksimumin e tij, pse jo, për të prekur ëndrrën e madhe, zhvendosjen në Kategorinë e Arbitrave elitarë. Kjo duket mjaft e vështirë, jo prej aftësive profesionale të tij, por për shkak të kampionatit shqiptar ku koeficienti është shumë më i ulët se i atyre europiane. Një ndihmë shumë të madhe për të katapultimin e elbasanasit, sigurisht duhet të japë edhe FSHF-ja me lobimin e saj për aftësitë e 37-vjeçarit.

Marrë nga Newsport.al/

COMMENTS

WORDPRESS: 0