Ardit Hida, i riu nga Elbasani që në datën 5 nëntor të vitit të shkuar u përfshi në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë me thikë, Florenc Kovaçi dhe u plagos rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, është marë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit.
Çështja ndaj tashmë u dërgua për shqyrtim në gjykatën e qytetit, ku Hida pritet të përballet me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër kjo që mund ti sjellë autorit dënimin me burg të përjetshëm. Hetimet e kryera nga prokuroria Elbasan, kanë provuar se një lidhje dashurie e të vëllait, u bë shkak për vrasjen e Florenc Kovaçit në Elbasan
COMMENTS