Elbasan/ Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.5milion euro/ Zbulohet emri i pronarit

Elbasan/ Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.5milion euro/ Zbulohet emri i pronarit

Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…
Dalin përgjigjet e autopsisë mbi 32 vjeçarin i cili vdiq në duar e policisë
UNUM, festivali i parë në Evropë që organizohet për të dytën herë në bregetin e Shëngjinit…

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të një 46-vjeçari.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Fasada”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit Albert Topuzi 46 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi A. T. është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

 

NJOFTIMI I PROKURORISË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se në kuadër të procedimit penal nr.1687, viti 2018, që bën fjalë për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit, të dyshuara si të përftuara mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.746 (60614-02754-13), datë 03.10.2022, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

•Vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet:

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe

11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

COMMENTS

WORDPRESS: 0