Sot në lagjen “Rrapishtë “ 5 Maj Elbasan, disa të rinj të komunitetit rom dhe egjiptian morën nismën për pastrimin e përroit. Të ndikuar nga banorët e kësaj lagje të cilët shprehnin shqetësimin për përhapjen e epidemive të ndryshme të rinjtë me anë të kërkesave drejtuar institucioneve përkatëse bënë të mundur pastrimin e zonës, nga këta të fundit. Duhet theksuar se përroi mbarte mbetje të ndryshme organike e inerte, dhe janë burim infeksioni sidomos në këto temperatura të nxehta, ku përhapja e epidemive bëhet faktor për banorët dhe më së shumti për fëmijët. Vlen për tu theksuar nisma e marrë muaj më parë nga këta të rinj për mbledhjen e mbeturinave derë më derë në këtë zonë dhe menjëherë më pas erdhi nisma për pastrimin e përroit. Mbetet për t’u vlerësuar nismat e marrë nga këta të rinj të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve jetike të komunitetit rom dhe egjiptian, por jo vetëm.
COMMENTS