Elbasan/ Të jetosh mes varfërisë dhe sëmundjes… !

Elbasan/ Të jetosh mes varfërisë dhe sëmundjes… !

Diskutimi mbi zgjidhjen e problematikes se strehimit ne Elbasan .
Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional…
Aksident/ Dy të plagosur rëndē

Familja Ramazani jeton në kushte shumë të vështira, mes varfërisë dhe sëmundjes.

Znj.Ramazani u bën thirrje institucioneve për ta mbështetur me strehim dhe punësim.

Zonja Mirjena, nëna e dy fëmijëve jeton prej 15 vitesh në një dhomë  në pronësi të prindërve të bashkëshortit. E papunë, e me bashkëshortin e paaftë për të punuar asaj i vështirësohet edhe më shumë jetesa dhe rritja e dy fëmijëve. Pagesa e paaftësisë së bashkëshortit prej 90.000 lekësh te vjetra është e pamjaftueshme kundrejt detyrimeve te shtetit , të ushqyerit dhe shkollimit të djemve.

Edhe pse çdo ditë në kërkim të një pune edhe sot Zonja Mirjena rezulton e papunë. Përballë kësaj situate të pazgjidhshme , ajo gjen zgjidhje veçse tek mbledhja e sendeve të përdorura.  Ajo e kryen këtë punë çdo ditë edhe pse të ardhurat që siguron janë të pamjaftueshme , por mbetet e vetmja mundësi punësimi për të. Të jetuarit në një dhomë me katër anëtarë me kushte minimale nuk është aspak e lehtë për këtë familje , ndaj ajo kërkon të jetojë në një banesë me qera ,por e ka të pamundur pagesën e saj.  Pamundësitë ekonomike ndikojnë edhe tek dy djemtë ku 14 vjeçari detyrohet që çdo të dielë të tregtojë në treg sendet e përdorura dhe ti vijë në ndihmë sadopak familjes së tij.

Ai rrëfen sakrificat ndërmjet shkollimit dhe shitjes në treg, si dhe vështirësitë e të mësuarit në një dhomë. Ai së bashku me vëllain e tij nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të kenë një punë për nënën e tyre dhe të jetojnë si moshatarët e tjerë.. Nga ana tjetër Zonja Mirjena u bën thirrje Zyrës së Punës që ti ofrohet një punë e përshtashme si dhe kërkon nga Bashkia Elbasan të përfitojë nga programi i strehimit ‘Bonusi i Strehimit”.

sdafrewst Sequence 10 Copy.Still004 Sequence 10 Copy.Still005 vbvb 1

COMMENTS

WORDPRESS: 0