Elbasan/Sot seanca e gjyqit të Sajmir Tahirit. “Të njihet shërbimi i provës” – kërkesa e ish-ministrit

Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.
Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat
Depresioni tek fëmijët…

2F204D3B 47DE 438E B076 20FFDEFC7A4F

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në Gjykatën e Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës gjendet burgu i Lushnjës ku ai po vuan dënimin.

Sipas të dhënave, ish-kreu i dikasterit të Brendshëm, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin. Seanca e parë në Gjykatën e Elbasanit do të mbahet më 10 tetor.

Tahiri do t’i kërkojë asaj njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove dhe nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine. Tahiri prej 8 muajsh po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë, pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në një tjetër përballje me drejtësinë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vijon betejën për pafajësi në Gjykatën e Lartë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0