Elbasan/Shtyhet seanca gjyqësore e Sajmir Tahirit

Elbasan/Shtyhet seanca gjyqësore e Sajmir Tahirit

Të jetosh në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me familjen…
TMERR NGA ZJARRET NË GREQI, DYSHOHET SE MES VIKTIMAVE KA DHE SHQIPTARË
Sindikatat e Kujdesit Shëndetsor/ Investoni në sistemin shëndetësor

3D3E4E82 765C 4633 B5F5 049D7A1B4AF1

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Saimir Tahirit për shkak se avokatit të tij Maks Haxhia i ka vdekur babai.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në Gjykatën e Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës gjendet burgu i Lushnjës ku ai po vuan dënimin.

Sipas të dhënave, ish-kreu i dikasterit të Brendshëm, përmes avokatëve të tij mbrojtës, i kërkon Gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në atë kohë, ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin. Nuk dihet ende se kur është seanca e rradhës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0