Elbasan/Shtyhet gjyqi i turkut “të famshëm” Faruk Ozer

Elbasan/Shtyhet gjyqi i turkut “të famshëm” Faruk Ozer

Trondit Ardian Çapja: Një politikan i lartë në përgjimet pas masakrës ndaj familjes sonë, kur u vra Gentian Beqiri isha në Maqedoni
Greqia ne flakë, mijëra banorë largohen nga Athina
Fier/ Qytetarët rom i drejtohen me peticion bashkisë

D1FC5F9B CCC0 4AE0 A341 AE03CAAD36B5

Seanca gjyqësore e Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim, është shtyrë sërisht. Avokati i Ozer ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.
Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit.
Në 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar.
Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në 22 prill të vitit të kaluar ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u zbulua se fshihej në Shqipëri.
Mbi 28-vjeçarin nga drejtësia turke rëndojnë akuzat e “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0