Ndonëse e kanë ruajtur traditën e kultivimit këtë vit prodhimi , fermerëve në Elbasan u ka mbetur stok. Si asnjëherë tjetër cmimi i rrushit nuk shitet më shumë sesa 20-30 leke kilogrami.Fermerët në Elbasan thonë se me këtë çmim nuk mbulojnë dot as shpenzimet e prodhimit.Në këto kushte janë detyruar që rrushin ta bëjnë raki ndonëse as kjo nuk ka kërkesë.Në bodrume kanë në gjendje raki të gati tre vite më parë. Të pashpresë sot kërkojnë ndihmë nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë.
Shkak i çmimit të ulët sipas vreshtarëve është mungesa e magazinave frigoriferike e kantinave, por dhe emigrimi i popullsisë. Konsumi i brendshëm i rakisë dhe verës ka rënë ndjeshëm.
COMMENTS