Elbasan/ Qytetarët këmbëkryq me pluhurin e vdekjes në shtëpi…

Elbasan/ Qytetarët këmbëkryq me pluhurin e vdekjes në shtëpi…

Shiste drogë në afërsi të shkollave , arrestohet 39 vjeçari në Elbasan
Vështirësitë e rrugës drejt arsimit për studentët Romë dhe Egjiptian.
Banka Botërore/ Tërmeti –Pandemia, kthen ekonominë shqiptare 8 vite pas

Qytetarët këmbëkryq me pluhurin e vdekjes në shtëpi, militantët këmbëkryq me kryeministrin në shesh.

Meqë Kryeministri ishte sot në Elbasan, jam kureshtar të di, nëse dikush i ka treguar për kancerin që po helmon çdo ditë qytetarët elbasanas,

-Këtu përfshihen, edhe elektorati i majtë edhe militantët e partisë socialiste, sepse edhe ata kanë mushkëri dhe frymojnë-, sepse jam i bindur që ai nuk e ka ndjerë erën e tmerrshme, i parfumosur dhe servilosur deri në grykë, era e keqe nuk arrin dot deri atje, plus, e theksoj që inceneratorët nuk guxojnë të ndizen gjatë ditës, dhe ata që organizojnë takimet, nuk guxojnë ta çojnë andej nga toka e vdekjes, takimin. Për ironi të fatit, sapo përfundon kryeministri takimet, militantët kthehen të lumtur në shtëpitë e tyre, atje ku pluhuri i vdekjes është zot shtëpie, dhe është ulur këmbëkryq. Dhe sot madje, që ishte edhe kryeministri, inceneratorët vazhdonin punën e tyre, të pashqetësuar, sepse ai dhe militantët ishin të shqetësuar me probleme më të rëndësishme.

Si mund t’i kuptoj ca njerëz, që bashkëjetojnë hipokrizisht me kancerin, dhe i bëjnë lajka vdekjes?!

Refuzojeni qoftë edhe një herë të vetme kancerin, që vret të ardhmen e fëmijëve tanë, që helmon ëndrrat e tyre!

Tregoni qoftë edhe një herë të vetme në jetë se, ekziston diçka e shenjtë për të cilën duhet dhënë jeta, mos e çoni dëm atë! Tregoni qoftë edhe një herë në jetë që nuk jeni vetëm meshkuj, por edhe burra!

nga Dorian Balliu

COMMENTS

WORDPRESS: 0