Elbasan/ Prindërit peticion për rikonstruksionin e shkollës “Hamit Mullisi”

Elbasan/ Prindërit peticion për rikonstruksionin e shkollës “Hamit Mullisi”

Buxheti shtetit/ Ja sa merr bashkia Elbasan
Elbasan/ Do rikthehet pastrimi qytetit por nuk dimë nëse do kthehen punonjësit që e kryenin pastrimin
Elbasan/Ndotja e ajrit në nivele alarmante, përse heshtin institucionet…

Prindërit dhe nxënësit e shkollës ”Hamit Mullisi” dorëzojnë peticionin pranë Këshillit Bashkiak Elbasan ku kërkojnë që Bashkia të investojë për të përmirësuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit.

Prej dekadash, kjo shkollë në qytetin e Elbasanit nuk ka patur  rikonstruksion dhe godina ka probleme me infrastukturën, amortizimin, mungesën e ngrohjes gjatë dimrit, tualetet, higjenën, dhe pajisjet laboratorike për zhvillimin e orëve mësimore.

Në projektin “Prindër aktiv që advokojnë për rikonstruksionin e shkollës Hamit Mullisi”, janë angazhuar prindërit dhe qeveria e nxënësve duke bërë herë pas here kërkesa, por që nuk kanë marë ende një angazhim konkret nga ana e institucioneve.

Peticioni u firmos nga  prindërit, nxënësit por jo vetëm si dhe u dorëzua me datë 30 Qershor nga individi Ilirian Berati, i cili pret një përgjigje konkrete që i jep zgjidhje problemit.

Shpresojmë që Bashkia të vërë dorë në këtë shkollë me buxhetin e vitit 2021, për të përmirësuar kushtet më bazike në këtë shkollë, ose ne jemi të detyruar pastaj të protestojmë. Gjithashtu e kemi vënë në dijeni kryetarin ne Bashkisë me anë të një kërkese në muajin shkurt, për dijeni edhe Ministres së Arsimit. Kemi bërë takim me administratorin e lagjes 5-Maj. Takim me zv/drejtoreshën e arsimit në Bashki. Nuk kemi  marrë përgjigje dhe për këtë arsye ne bëmë peticionin.”- shprehet Ilirian Berati.

Duke qenë se shumica e e nxënësve në këtë shkollë janë nga komuniteti rom , prindërit ngrenë shqetësimin se lënia pas dore e saj vjen edhe si shkak i diskriminimit.

Kemi ardhur këtu të gjithë se bashku, kemi bërë kërkesa, takime, por nuk kemi  marë asnjë përgjigje. Prandaj ne kërkojmë nga Bashkia  që ky peticioni, të mos ngelet në sirtar. Duam që shkolla e fëmijëve tanë, me shumicë nxënësish nga komuniteti rom, të ketë ngrohje; tualete; të rregullohen dyer e dritare sepse është e amortizuar. Ne duam një ambient të sigurt për fëmijët, duke qenë se jemi qytetarë si gjithë të tjerët.”- shprehet  një tjetër prind.

Ndërsa nxënësit kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre bazike , një shkollë si gjithë nxënësit e tjerë. “I kemi kushtet shumë të vështira, shkolla me një banjo të përbashkët për djem dhe vajza. Dyer e dritare të prishura, nuk kemi ngrohje. Ne duam kushte për mësimin dhe të shkojmë në shkollë dhe të mësojmë me dëshirë”- tregon nxënësja e kësaj shkolle.

Prindërit protokolluan peticionin në zyrën e Protokollit në bashki dhe duhet të presin një afat 14 ditor për të marë përgjigje nga ana  e bashkisë.

Projekti “Prindër aktive që advokojnë për rikonstruksionin e shkollës Hamit Mullisi”,  mbështetet nga “Lëviz Albania”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0