Elbasan/ Policia Bashkiake vijon me lirimin e hapësirave Publike, tregtarëve u hiqet buka e gojës

Elbasan/ Policia Bashkiake vijon me lirimin e hapësirave Publike, tregtarëve u hiqet buka e gojës

Librazhd/Flet gruaja që u denoncua për dhunë nga bashkëshorti, kunati, vjehrri e vjehrra
Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.
Vaksina me detyrim/ Ja si shprehet studenti shkencave sociale

Aksioni i Policisë Bashkiake në qytetin e Elbasanit për lirimin e hapësirave publike ka nxitur protestën e tregtarëve ambulantë para Bashkisë së qytetit.
Të gjithë tregëtarët që shesin në rrugë nuk janë lejuar sot të dalin për faktin se kjo lloj tregëtie konsiderohet jo korrekte vizualisht por edhe si burim aksidentesh.                                                   Në njoftimin në faqen zyrtare të bashkisë shkruhej se hapësirat publike pranë Rr. “Sul Misiri”, “Sporti i vjetër” të kthehen në shërbim të qytetarëve.

Rreth 80 tregëtarë kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian të prekur nga ky aksione kanë kundërshtuar atë pasi atyre u hiqet buka e gojës.
Të shqetësuar për të ardhurat mujore dhe të ardhmen e familjeve të tyre, tashmë të gjendur të papunë ata janë shprehur për mediat se kanë 30 vjet që shesim në këtë mënyrë dhe nuk e kuptojnë insistimin e bashkisë për t’I hequr pasi aktiviteti I tyre është vetëm për 3 orë.
“Ne jemi me kredi në banka, kush ka marë në bankë, dritat, uji, duhen paguar, ku ti gjejmë këto lekët ne. Fëmijët janë në shkollë, duan ushqime, duan lekë, jam vetë I gjashti në shtëpi, me këtë punë mbahem.”- shprehte njëri prej protestuesve.
Ndërsa për një zonj të moshuar e cila jeton e vetme kjo është e vetmjamënyrë për të mbijetuar. “Unë dua të ha bukë, njeri nuk kam, kush të më ndihmojë, asnjeri s’kam” –shprehet e shqetsuar ajo për mediat.
Ndërsa një tjetër tregëtar thotë se: “Ka dy ditë që nuk punojmë ja kalon dhe një javë, ne ngelemi pa bukë.”
Sipash pushtetit vendor në qytetinee Elbasanit tregëtarëve u është bërë thirrje për të krijuar një treg privat, I cili sipas protestuesve nuke zgjidh situatën e tyre.
Ata e refuzojnë pasi mendojnë se tregu I propozuar nga pushteti vendor është një mjedis I izoluar dhe pa asnjë kusht higjeno-sanitar.
Pas bisedimeve të tregëtarëve me Kryetarin e Bashkisë atyre u janë propozuar dy zona të caktuara ku mund të ndërtohet tregu, të cilat duhet të shihen në vazhdimësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0