Elbasan/Plagoset 21 vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta

Elbasan/Plagoset 21 vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta

Pse çmimi i energjisë elektrike në Evropë ka arritur nivele rekord?
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.
Librat falas/ Prindër e nxënës shprehen të shqetësuar

469D445A 13F1 439F 9442 08A161A24BAC

Djali që shikoni në foto është një 21 vjecar i plagosur në Elbasan nga shtetasi P.R 54vjeç , pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Mësohet se 54 vjeçari i cili ka plagosur shtetasin Fabio Shypeja ka qënë nën efektin e alkolit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Komunikata e policisë

Elbasan

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0