Elbasan / Për herë të parë prodhohet banania

Elbasan / Për herë të parë prodhohet banania

Fshati Belorta, mungon uji i pijshëm
Portali i mësuesve, ja sa janë punësuar për vitin 2019
Aksident në Gjirokastër/ Dëmtohen dy drejtuesit e automjeteve, transportohen në spital

Që ky është nëntori më i ngrohtë dhe më i pazakontë i dhjetëvjeçarëve të fundit edhe ne jemi dëshmitarë të këtij fakti. Ditët me diell i ngjasojnë atyre pranverore,ndërsa fundjavat ende kalohen në plazh nga të apasionuarit e detit. Një fakt interesant i temperaturave të ngrohta është se në qytetin e Elbasanit,ndoshta për herë të parë ka arritur të prodhojë fruti tropikal i bananes. Qytetari me profesion mësues Leonard Idrizi,mendon se pema ka lidhur fruta dhe është duke i rritur për shkak të temperaturave të pazakonta të muajit nëntor. Ai është i ndërgjegjshëm se temperatura të tilla nuk janë aspak të mira,pasi ngrohja globale ka dhënë efektin e saj,por i gëzohet faktit se në oborrin e tij frutat e bananes rriten dita ditës.

– Është për tu habitur,se unë këtë banane e kam mbjellur për gjethen e saj të bukur,mirpo pashë një ditë që kishte lëshuar fruta,kishte krijuar boçe dhe më bëri përshtypje. Menjëherë na shkon mendja sa shumë ka ndryshuar klima,kjo është puna jonë jo e mirë që i kemi bërë globit tonë. Ky është një frut i zbutur i ardhur nga India,por ja që u bë dhe në Shqipëri,në Elbasanin tonë. Parashikimet flasin se i gjithë nëntori do të jetë i ngrohtë dhe ky qytetar,shpreson që deri në fund të muajit të vjelë pemën e tij të bananes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0