Elbasan/ Pastrueset e qytetit japin modelin e tyre të qytetarisë

Elbasan/ Pastrueset e qytetit japin modelin e tyre të qytetarisë

Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona
Buxhetimi me pjesëmarrje Elbasan/ Qytetarët e rajonit Nr. 1 kërkojnë miratimin e programit 5-vjeçar të strehimit
Elbasan/ Prindërit peticion për rikonstruksionin e shkollës “Hamit Mullisi”

Mbrëmjen e sotme punonjëset e pastrimit kanë pastruar vullnetarisht të gjithë rrugët e qytetit. Ata u shprehën për informim.al se: “Menduam të gjithë bashkë të dalim dhe të pastrojmë qytetin, i cili prej disa javësh është mbushur me plehra. Nuk mund ta shikonim dot më qytetin tonë në atë gjendje”. 60 punonjëset kanë prej disa javësh që janë të papuna dhe rroga që merrnin ishte e vetmja e ardhur familjare e tyre por kjo nuk i pengoi të tregojnë dashurinë  e tyre për qytetin. Gjithashtu, ata shpresojnë që firma që ka fituar tenderin do të marrë parasysh përvojën e tyre në pastrimin e qytetit dhe do ti punësojë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0