Elbasan/Ndotja e ajrit në nivele alarmante, përse heshtin institucionet…

Elbasan/Ndotja e ajrit në nivele alarmante, përse heshtin institucionet…

Buxhetimi me pjesëmarrje Elbasan/ Qytetarët e rajonit Nr. 1 kërkojnë miratimin e programit 5-vjeçar të strehimit
Bonusi i strehimit/ Bashkia Elbasan nuk vendos mjaftueshëm buxhet për 42 persona
Elbasan/ Prindërit peticion për rikonstruksionin e shkollës “Hamit Mullisi”

Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është problamatike më e madhe me të cilët qytetarët janë të detyrauar të  bashkëjetojnë. Prej vitesh ajo është përfolur  si një nga shkaktarët e sëmundshmërive të ndryshme në këtë zone, megjithatë, autoritetet e kanë kaluar në heshtje këtë gjë. Madje pavarësisht faktit se fenomeni i ndotjes së ajrit është bërë mediatik, janë bërë studime të ndryshme  apo premtime për të mbajtur nën kontroll nivelin e ndotjes, situata është sërish alarmante.

Qytetarët  kanë denoncuar emergjencën mjedisore në të cilën janë gjendur gjatë tre ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale, pasi ata kanë vërejtur një rritje të ndotjes së  e ajrit, të pasur me kimikate.  Ata madje denoncjnë kompanitë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish Metalurgjikut.

 “Ata që e shkaktojnë këtë gjë e bëjnë vetëm natën, sepse e dinë që njerëzit janë në gjumë dhe në  mëngjes ajri i ndotur nuk është më. Kjo do të thotë se shkaktarët janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë”- shprehet një qytetar në rrjetine tij social në facebook.

Ahmet Mehmeti  i Klubit Ekologjik Elbasan i pyetur nga informim.al pohon se në 3, 4 ditt e fundit ajri ka qenë më shumë i ndotur, madje disa fish më shumë, pasi ai bën matje  të cilësisë së ajrit në qytet çdo ditë. “Gjatë 3,4 ditëve të fundit ndotja e ajrit ka qenë deri në tre-fish mbi normën e BE-së. Ndërsa ditën e sotme nuk ka ndotje pasi aparati ka shënuar parametra normalë”- shprehet ai për informim.al.

Gjithashtu ai shton se arsyeja  e kësaj e ndotjeje është industria që punon pa vendosur filtra.

Të njëjjtën gjë kanë pohuar edhe qytetarët në rrjetet e tyre sociale në facebook ku theksojnë se mosvendosja e filtrave, apo heqja e tyer gjatë natës janë ndër shkkataët kryesorë që çojnë në ndotjen e ajrit I cili është burim I shumë sëmundjeve.

“Deri dje i vendsnin gjobat që të mos përdoreshin filtrate dhe lekët I ndanin përgjysmë, kurse sot I çlirojnë natën  që shtëllungat të mos duken në ajër”- komenton një tjetër qytetarë në facebook.

Me një klikim të thjeshtë në aplikacionin Parametrat Ambientalë shërbim, i cili ka  si qëllim monitorimin e parametrave të qytetit të Elbasanit, nuk tregon të dhëna.

Parametrat Ambientale- Bshkia Elbasan

                                            Aplikacioni “Parametrat Ambientale” – Bshkia Elbasan, nuk tregon të dhëna mbi cilësinë e ajrit.

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome ka bëre një monitorim të cilësisë së ajrin në muajin Maj në Njësinë Administrative Bradashes, Elbasan, zonë në të cilën banojnë kryesisht anëtarë të minoriteti egjiptian dhe që cilësohet zonë industriale për shkak të përqëndrimit të ish kombinatit metalurgjik.

Monitorimi i ajrit u realizua për elememtet NO2, SO2, VOC, PM2.5, PM10, O3, CO, CO2. Nga matjet e të dhënave të krahasuara me standardin e BE rezultoi se në këtë zonë ndotja e ajrit ishte mbi normën e BE

Përsa i takon VOC ndotja është në përmasa shumë të larta. Krahasuar me standardin që është 0.500 mikrogram/m3 të dhënat e matura shkojnë në 20.2 mikrogram/m3 . Vlerë që tregon se ndotja është 40 herë më e lartë se ajo e standartit të BE-së.

Përsa i përket CO2 vlera mesatare shkoi 1062.6 ppm nga 350 ppm që është standarti I BE kurse maksimalja shkoi 1720ppm. Në këtë rast niveli i ndotjes së ajrit me CO2  është  pesë-fish më  I lartë.

This slideshow requires JavaScript.

Parametrat e cilësisë së ajrit në Elbasan, në datën 10 Korrik  dhe niveli i ndotjes së ajrit mbi atë të lejuar aparati sugjeron mbylljen e dritareve dhe shmangien e shwtitjeve jashtw me biçiketë apo në këmbë , Foto/LRER

Grimcat PM2.5 arritën mesataren 62 mikrogram/m3 nga standarti i BE prej 25 mikr.gr/m3 si dhe vlerën maksimale prej 360 mikrogram/m3. 

 Lidhur me PM10 vlera mesatare ishte 73.8 mikrogr/m3 nga 30 e BE dhe 60 e standartit shqiptar. Vlera maksimale ka arritur 348 mikrogr/m3. 

Në raport monitorimin  LRER thekson se këto  të dhëna, alarmante do t’i vihen në dispozicion institucioneve si Bashkisë Elbasan, Këshillit Bashkiak, Këshillit të Qarkut, Prefekturës, Agjensisë Rajonale të Mjedisit, Inspektoriatit të Mjedisit… etj. Ndërkohë që kemi një heshtje institucionale, janë qytetarët ata që papushim denoncojnë cilësinë e ajrit e për rrjedhojë atë të jetës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0