Elbasan/ Minoriteti rom kërkon investime në rrugë dhe kanalizime.

Elbasan/ Minoriteti rom kërkon investime në rrugë dhe kanalizime.

8.000 lekë pensioni, 6.000 lekë ilaçi! Vështirësitë e të sëmurëve me veshkat jofunksionale
Elbasan/ Policia Bashkiake vijon me lirimin e hapësirave Publike, tregtarëve u hiqet buka e gojës
Të drejtat politike dhe e drejta e votes së Personave me Aftësi të Kufzuara

Në lagjen “5 Maj” Elbasan, zonë e quajtur “Rrapisht” banojnë 3000 banorë anëtarë të minoritetit rom dhe një përqindje e vogël e anëtarëve të mazhorancës. Disa nga nevojat shqetësuese të këtyre banorëve janë: mungesa e asfaltimit, mungesa e ndriçimit, pastrimi i ujërave të zeza, mungesa e hapësirave të gjelbërta dhe këndet e lojërave. Asfaltimi është një ndër problematikat e pazgjidhura prej 22 vitesh.

Situata rëndohet edhe më shumë nën reshjet e shiut, ku rrugët bëhen të pakalueshme sipas banorëve. Në këtë zonë nuk ndriçon asnjë llampë, duke e vështirësuar jetesën e banorëve të lagjes “5 Maj”.

Pastrimi i ujërave të zeza shfaqet një nevojë emergjente pasi “Përroi i Manazieres” mbart mbetje të ndryshme organike e inerte të cilat janë burim infeksioni kryesisht me rritjen e temperaturave, ku përhapja e epidemive bëhet faktor shqetësues për fëmijët dhe qytetarët. Duhet theksuar se hera e fundit ku Bashkia Elbasan ka ndërhyrë për pastrimin e saj ka qenë para 4 vitesh. Gropa septike e ndodhur jashtë çdo standarti të higjenës përbën gjithashtu rrezik për banorët duke i akumuluar ujërat e zeza dhe duke rënduar edhe më shumë shëndetin e tyre.

Mungesa e hapësirave të gjelbërta është një domosdoshmëri e kësaj zone. Mbjellja e disa pemëve do të ndikonte pozitivisht në shëndetin e banorëve përreth. Këndi i lojrave do t’u vinte në ndihmë 500 fëmijëve për tu argëtuar duke mos u rrezikuar jetën pranë automjeteve dhe duke u mundësuar argëtim dhe siguri.

Prej më shumë se 22 vitesh për shkak të imobilizimit komunitar në këtë zonë ka mungesë të theksuar të këtyre shërbimeve. Duke qenë se pjesa dominuese e kësaj zone është komunitet rom ka bërë që niveli i ulët arsimor, mosangazhimi qytetar, mungesa e efektivitetit të institucioneve lokale të ndikojnë drejtpërsëdrejti në mos aksesshueshmërinë e këtyre shërbimeve. Arsyet e renditura më sipër janë arsyeja kryesore e përkeqësimit dhe e moszhvillimit të kësaj zone.

Në këtë mënyrë për të përmirësuarsituatën aktuale të tyre grupi informal me projektin “ Investimi në infrastrukturë në lagjen “5 Maj” Rrapishtë nga Bashkia Elbasan”  me mbështetjen e Lëviz Albanianjë projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC që ka si qëllim fuqizimin e demokracisë vendore, në rastin tonë të banorëve  në Rrapisht (nëpërmjetndërgjegjësimit dhe informimittē komunitetit mbi shërbimet që duhet të marrin)ka arriturtë kryejë angazhimin qytetar aktiv të tyre me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e nevojave shqetësuese tek autoritetet përgjegjëse, si dhe sjelljen në vëmendje pushtetit lokal për të investuar në këtë zonë.

Adresimi i këtyre problematikave shqetësuese u adresua tek administratori i njësisë nr.6 falë banorëve dhe grupit informal, ku ky i fundit shprehu mbështetjen e tij për këtë zonë për të arritur investimevet e kërkuara.

Ndër të tjera ai theksoi gatishmërinë e tij mbi verifikimin e këtyre nevojave emergjente në terren, vënien në dijeni të kryetarit të Bashkisë Elbasan mbi pastrimin e përroit, si dhe kontaktimin e ujësjellës-kanalizimit Elbasan për pastrimin e ujërave të zeza.

Përpjekjet e grupit së bashku me banorët e zonës vazhduan duke i drejtuar kërkesë për informacion mbi problematikat shqetësuese kryetarit të bashkisë Elbasan. Me anë të kësaj kërkese ata kërkojnë investim në infrastrukturë në zonën ku jetojnë.

Banorët e kësaj zone ndjehen optimistë ndaj takimit me administratorin e rajonit nr.6 dhe shpresojnë që pushteti lokal nëpërmjet kërkesës të kryejë investimet mbi këto problematika emergjente. Gjithashtu grupi informal nuk do ndalet derisa banorët e kësaj lagjeje të marrin shërbimet e duhura për të siguruar standartet e higjenës, sigurisë dhe jetesës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0