Lagjja Skenderbej një nga lagjet me shume banorë në qytetin e Elbasanit bën apel për ndihmë. Në këtë lagje jetojnë banorë të shpërngulur nga skaje të ndryshme të vendit. Ata kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturë, kanalizim, pastrim si dhe në ndricim.
Për një television lokal banorët shprehen se:
“Rruga është për mësybet. Ështe dicka që duket. Rruga është bërë që në vitin 1996. Gropat janë të mbushura me ujë, dhe makinat që kalojnë e ngrejnë ujin lart dhe na shqetësojnë të gjithëve. Ështe një shqetësim dhe në verë po ashtu dhe në dimër. Gjatë dimrit mbushen me ujë ndërsa në verë krijojnë pluhur.
“Ka 12-13 vite që rruga rri gropa-gropa, sikur ecin kafshët jo njerëzit. Bëjmë këpucët tërë baltë dhe baltën e fusim në shtëpi. Ndricim nuk ka fare, 25% ka. Edhe në rugën kryesore po ashtu edhe në rrugica nuk kanë vënë dorë fare. Kjo lagje është harruar. Është shumë e vështirë të kalosh në këtë rrugë, në dimër”.
Marrë nga Best Channel
COMMENTS