Elbasan/Kontrrollet e policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore

Elbasan/Kontrrollet e policisë rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore

HEKURUDHA 106-VJEÇARE NË MAL PËR TË CILËN NUK KENI DËGJUAR ASNJËHERË
Grabitje/Torturohet biznesmeni në banesën e tij
Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohet 30 vjeçari në Elbasan

Elbasan/Policia Rrugore, kontrolle të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara 24 orët e fundit janë kapur në flagrancë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, 2 shtetas, të cilët janë vënë në pranga nga Policia Rrugore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Xh., 48 vjeç, banues në Durrës dhe T. Sh., 35 vjeç, banues në Cërrik, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në Cërrik, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat “, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtueses shtetasin Xh. D. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0