Elbasan/Këshilli bashkiak njofton mbledhjen për miratimin e paketës fiskale 2024 pa konsultim publik

Elbasan/Këshilli bashkiak njofton mbledhjen për miratimin e paketës fiskale 2024 pa konsultim publik

Patronazhistët “pushtojnë” bashkinë e Elbasanit, më shumë shoferë se specialistë në zyrat e shtetit! KLSH raporton shkeljet e rënda
Elbasan/Ndotja e ajrit në nivele alarmante, përse heshtin institucionet…
Elbasan :Të rinjtë detyrojnë bashkinë të pastrojë përroin në lagjen “Rrapishtë

Takimi i thirrur për ditën e nesërme nga Bashkia Elbasan për Këshillin Bashkiak ka në rendin e ditës miratimin e paketës fiskale për vitin 2024. Sipas Ligjit 139 të 2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Këshilli Bashkiak ka për detyrë vendosjen e tarifave vendore në përputhje me ligjet në fuqi. Këshilli Bashkiak Elbasan ka vendosur me anë të një rregulloreje si do përcaktohen tarifat, ku theksohet se ka detyrim të bëjë së paku dy konsultime publike për të caktuar këto tarifa.

vendimelb
Konsultimi i fundit publik është shpallur në maj të vitit 2022 dhe nuk ka të dhëna për takime të tjera të zhvilluara. Në faqen zyrtare të bashkisë Elbasan lajmërohet një takim me bizneset nga vetë kryetari, që mund të japë idenë e një konsultimi publik por nuk ka as afatet e përcaktuara nga rregullorja për lajmërim të aktorëve të interesuar si qytetarë dhe biznese. Ndërkohë, Rregullorja përcakton që është detyrë e Këshillit Bashkiak të zhvillojë takime konsultuese me qytetarët para miratimit të paketës fiskale.
konsultimi i fundit

Konsultimi i fundit publik ka pasur si objekt: “Ndryshime në alokimin e fondeve për programe të caktuara me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Bashkia” dhe është kërkuar nga palët e interesuara të jepen mendime në lidhje me buxhetin 2023-2025. Në asnjë prej këtyre takimeve nuk ka pasur diskutime mbi taksat vendore pasi ndryshimet për sistemin e ri fiskal janë miratuar në vitin 2023. Pra, asnjë konsultim publik nuk është kryer mbi ndryshimet e tarifave në bashkisë Elbasan.

Futja në rendin e ditës në këtë formë të miratimit të paketës fiskale përbën shkelje të rregullores, dhe ligjit Për Vetëqeverisjen Vendore, për sa kohë që nuk ka kaluar në hapat ligjor për miratim.

Shkeljet proceduriale fshehin nën vete një problem të madh, atë të rritjes së taksave të gjelbërimit pa marrë parasysh mundësitë e bizneseve të qytetit të Elbasanit për t’i paguar ato, dhe menaxhimi e këtyre fondeve nga ana e bashkisë.
Tashmë mbetet në dorë të anëtarëve të Këshillit që të vendosin mbi miratimin ose jo të paketës, si dhe nëse do ketë kundërshtime nga opozita.

COMMENTS

WORDPRESS: 0