Familja Lushnjani jeton me kushte të vështira ekonomike. Prej më shumë se 7 vitesh Z. Lushnjani kryefamiljar, me dy fëmijë dhe prind i vetëm e ka të papërballueshme jetesën.
I pastrehë, i braktisur nga bashkëshortja, pa ndihmë ekonomike 42 vjeçari bën apel për një punë të qëndrueshme, pasi mbledhja e mbetjeve të riciklueshme mbetet për të një punë e përkohshme dhe e dëmshme për shëndetin e tij dhe të fëmijëve.
Për Informim. al Z. Taulant rrëfen proçesin e punës, i cili fillon në orën 12:00-16:00 dhe përfundon në 19:00-03:00. Mbetjet e riciklueshme i siguron nga disa bar kafe dhe restorante në qytetin e Elbasanit, ku ka plot raste që nuk siguron asgjë. Në ditë të ftohta, në temperatura të ulta , në ditë në shi apo temperatura përvëluese atij i duhet të mbledhë mbetje për të ushqyer fëmijët. I është drejtuar Zyrës së Punës për të siguruar një punë dhe asnjë përgjigje pozitive. Ndihmën ekonomike nuk e përfiton me argumentin se është i vetëpunësuar. Përballë kësaj situate dëshpëruese atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme. Z. Lushnjani nuk kërkon asgjë tjetër veçse një punë të qëndrueshme për t’i siguruar nevojat bazike fëmijëve të tij.
COMMENTS