Pas ngjarjes së fundit në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Florenc Kovaçi dhe i plagosur vëllai i tij Mikel Kovaçi, ka folur sot për mediat nëna e 26 vjeçarit Mirela Kuçi.
“Asnjë nga familja e vrasësit nuk ka ardhur të kërkojë falje.Unë dua që ai të kalbet në burg ose do marr hak vetë. Nuk e lë gjallë atë.Unë nuk di që djali të ketë patur gjë me atë vajzën.Ajo është konsumuese e drogës, nuk është vajzë e mirë– shprehet ajo.
Ndërkohë që vëllai tjetër(prej babai) ndodhet në spitalin e traumës në gjendje shumë të rëndë.
“Amaneti i fundit i Florencit ka qenë – shiko çunin, për të vëllain”
COMMENTS