Prej javësh qyteti elbasanit është përballur me problemin e pastrimit të qytetit. Kompania Victoria Invest që kryente prej vitesh pastrimin e qytetit është pezulluar me ane te Vendimit nr. 71, date 14.09.2021, te Agjencise se Prokurimit Publik, u per 10 muaj nga e drejta per te fituar kontrata publike. Nëpërmjet procedurës së prokurimit te hapur të zhvilluar nga bashkia Elbasan më datë 19.07.2021 me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit”, kanë marrë pjesë tre kompani ALKO-IMPEX General Construcion, Korsel dhe VICTORIA INVEST. Komisioni Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi operatorin ekonomik “Alko Impex General Construction” SHPK, për të kryer pastrimin e qytetit. Në datën 04.10.2021 operatori ekonomik “Korsel” SHPK ka paraqitur ankesë pranë autoritetit kontraktor. Në datën 11.10.2021 me shkresën nr.1186/11 prot autoriteti kontraktor i ka kthyer përgjigje operatorit ekonomik ankimues ku ka vendosur mospranimin e ankesës. Në datën 15.10.2021 operatori ekonomik ankimues ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik me të njëjtin objekt ankese drejtuar autoritetit kontraktor. Ndaj si pasojë e kësaj ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik prej disa javësh qyteti elbasanit ka ngelur pa u pastruar nga kompania fituese. Komisioni Prokurimit Publik me vendimin https://kpp.al/a/Historiku ka vendosur: Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Korsel” SHPK për procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me nr. REF-89394-03-09-2021, me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit”, me fond limit/Vlera e pritshme e kontratës: 109,926,522 Lekë pa TVSH , zhvilluar në datën 19.07.2021, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Elbasan, si dhe autoriteti kontraktor lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedures së prokurimit. Referuar këtij vendimi kompania fituese do të fillojë kryerjen shërbimit të pastrimit të qytetit. Por një tjetër problem që ka ndodhur gjatë këtyre javëve ka qenë protesta 100 punonjësve të pastrimit të qytetit, të cilët me pezullimin e firmës Victoria Invest kanë mbetur të papunë. Të organizuar dhe me mbështetjen e avokatit të Drejtësi Sociale dhe aktivistit të Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, kanë kontaktuar me përfaqësues të bashkisë elbasan ku kanë kërkuar që bashkija të negociojë me kompaninë fituese për tu punësuar. Sipas sekretares së përgjithshme të bashkisë është premtuar që bashkia do të negocioje me firmën për punësimin e tyre. Gjithashtu, punonjëset janë shprehur të gatshëm që të kryejnë pastrimin e qytetit vullnetarisht edhe gjatë kohës që do nevojitit për kryerjene e veprimeve për lidhjen e kontratës midis firmës dhe bashkisë.
COMMENTS