Banorët e komunitetit rom të lagjes 5 Maji Rrapisht Elbasan, prej vitesh përballen me një problem mjaft shqetesues për jetën. Prej 15 vitesh në këtë lagje specifikisht në oborrin e një prej banorëve ekziston një gropë septike që rrezikon jetën e tyre. Rreth 100 familje nuk derdhin ujërat e zeza, në kanalizimet e reja, por vazhdojnë të përdorin këtë gropë septike,me qëllim të përkohshëm nga Bashkia, duke bërë që papastërtitë të dalin në sipërfaqe dhe të shkaktojnë kështu burime infeksionesh. Sipas pohimeve të banorëvëe ka pasur edhe pasoja të rënda shëndetësore. Aktivistët e organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane” janë njohur me situatën dhe kanë ndërmarrë disa veprime për zgjidhjen e problemit.
Pas veprimeve të ndryshme nëpunës të UKE (Ujësjellësi i Kanalizimeve Elbasan) shkuan në terren, ku verifikuan nga afër dhe u shprehën se do të eliminojnë gropën duke zgjidhur problemin.
COMMENTS