Elbasan/ Çaktivizohet 150 gram eksploziv, ishin vendosur në një këpucë

Elbasan/ Çaktivizohet 150 gram eksploziv, ishin vendosur në një këpucë

T”ka mami yll/ Reagon kolektivi feminist dhe AMA
Pa shtëpi dhe të harruar. Romët e Shkodrës (prej vitesh) kërkojnë ‘një strehë ku të fusin kokën’
Ngjarja e fundit/Banorët në protestë përplasen me shoferët e automjeteve

Komunikata e policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë nga ana jonë  ku në  lagjen “Emin Matraxhiu”, në shkallet e një lokali  u konstatua se ishte një pako e  dyshuar  me lendë plasëse, ju informoj se:

Pas mbërritjes së ekspertëve antieksploziv të Reneas  rezultoi se në pako kishte lëndë shpërthyese.

Nga ana e ekspertëve  u  bë çaktivizimi  i  lëndës plasëse, e cila ishte e  vendosur në pjesën  e  jashtme  të  shkallëve të bodrrumit të lokalit.

Sasia  ishte  rreth 150 gr lëndë  plasëse e dyshuar tritol.

Në lidhje me këtë rast paraprakisht policia mori të gjitha masat  duke bërë evakuimin e  personave, të mjeteve  si dhe vendosi perimetrin e sigurisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave  përgjegjës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0