Pas një eksperience disa vjeçare në greqi vëllezërit Toça nga Labinot Fusha në Elbasan kanë ngritur një biznes mjaft interesant që jo çdo kujt i shkon në mendje .Prej 16 vitesh ato kultivojnë trëndafila shumëngjyrëshe në tokat bujqësore , sipërfaqja e tyre është relativisht e madhe .
Vëllai i madh Aliu tregon se ishte e vështirë të ngrije një biznes të tillë pasi dhe kultura e luleve në një vënd si Shqipëria nuk ishte shumë e zhvilluar sidomos në zonat rurale por sot pas shumë vitesh ato ndjehen të kënaqur , pasi biznesi është rritur po ashtu edhe interesi për lulet,.Rritja e trëndafilave kërkon punë dhe përkujdesje ndaj Ali Toçaj na tregon gjithçka rreth këtij biznesi.
Askush nuk e bënë këtë punë që do trëndafili , ka shumë punë , do dije , si tek mbjellja, shartesa, shkulja në të gjithë proceset e punës .
Ndërsa kalojmë nga një arë në tjetrën rritësi i trëndafilave tregon se shpesh është përballur me skepticizmin dhe paragjykimin e banorëve përreth pavarësisht kësaj ai ndjehet i lumtur pasi interesi për lulet është rritur dhe se ato i gjen në çdo gëzim familjar.
Një proçes i rëndësishëm është dhe shartimi i trëndafilave këtë punë nuk mund ta bëj dot kushdo .
Dadimi është një nga mjeshtrat e shartimit jo vetëm të trëndafilave por edhe të shumë pemëve të rralla .
Proçedura është : “Si ditë e parë ne presim kalemat e shartuar të rrjedhshëm dhe më pas vazhdon procesi i shartimit nga të gjitha llojet e shartimit.
Këtë punë ne e bëjmë si familje dhe unë kontriboj në punën time si shartesaxhi .
Blerësit vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe një nga potencialet është dhe Bashkia Tiranë .
Nëse fqinjët e tyre që mbjellin grurë, misër ankohen se nuk kanë fitim ,familja Toça në Labinot Fushë e sheh veten mjaft të kënaqur në trëndafila pasi dhe të ardhurat ekonomike janë mjaft të larta .Ata tashmë dinë cdo kujdes të luleve dekorative .
COMMENTS