Policia e shtetit njofton se është finalizuar operacioni policor i koduar “Sales”.
Ekonomisti dyshohet se ka përvetësuar një shumë të madhe parash në mënyrë të paligjshme, dhe është vënë sot në pranga. 36 vjeçari punonte si ekonomist në një subjekt privat.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
COMMENTS