Elbasan/Aktivistë e qytetarë bëhen bashkë të shqetësuar mbi ndotjen e qytetit

Elbasan/Aktivistë e qytetarë bëhen bashkë të shqetësuar mbi ndotjen e qytetit

Elbasan/ Njoftim pune me preferenca raciale
Partia Demokratike denoncon mungesën e panairit për Ditë Vere në Elbasan
Shkolla “Qemal Haxhihasani” nga Elbasani, është shkolla fituese e çmimit të dytë të Sfidës së Kodimit me projektin “Matja e diferences potenciale”

Ka nisur sot një nismë nga shoqëria civile për nëshkrimin e një peticioni nga qytetarët e Elbasanit drejtuar institucioneve dhe organeve perkatëse për marrjen e masave mbi ndotjen e qytetit jashtë normës së lejuar nga Bashkimi Europian.
Ata bashkë me klubin ekologjik janë bere bashkë për të ndermarrë këtë hap për shkak se eshte nje problem jetik per banoret e qytetit.
Sipas matjeve qe jane bërë nga ata vetë rezulton se ndotja eshte 3 here më shumë në zonat urbane dhe 7 here me shume nga norma e lejuar në zonat industriale ku banojnë një numër jo i vogël banorësh.
“Institucionet perkatese duhet te marrin masa ndaj personave pergjegjes. Jemi shume larg jetes normale jo me asaj jetes me cilësi të lartë që ka të drejtë ta jetojë çdokush. Kjo ndotje ka sjellë shumë sëmundje të rënda në qytetin e Elbasanit sic është ajo kancerit. Fabrikat nuk vendosin filtera pra e anashkalojnë këtë detyrim ligjor që ata kanë.”- shprehen aktivistët.
Duke e ndjekur në çdo hap këtë nismë e duke sensibilizuar banorët e qytetit të Elbasanit, ata shpresojnë në zgjim të institucioneve që të marrin masat e duhura në vazhdimësi.
Shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj nisme të shqetësuar sidomos për fëmijët e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0