Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në tunelin “Panoramik” ku një efektiv i Policisë Rrugore ,i identifikuar si Ferdinand Bahja, 53-vjeç, pasi kishte shkuar në vendngjarjen e aksidentit është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë. Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçare me iniciale S.V, e cila po drejtonte mjetin tip “Lancia”, që përplasi efektivin Bahja, i cili ishte në krye të detyrës.
Para se të ndodhte ky aksident, Policia Rrugore ishte njoftuar më herët mbrëmjen e sotme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë në fshatin Gracen se një mjet tip “BMW” kishte dalë nga rruga.
Sakaq, Pas këtij njoftimi, makina e policisë rrugore në të cilën ndodheshin dy efektivët mbërrin në vendngjarje, dhe në atë çast, njëri prej efektivëve, 53-vjeçari Bahja përplaset nga makina tip “Lancia” që po kalonte në autostardë dhe që drejtohej nga një 51-vjeçare, të arrestuar tashmë, e ndërsa shkaqet e kësit aksidenti ende janë të paqarta.
Efektivi Bahja është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Komunikata “Policisë”
Elbasan
Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.
Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
COMMENTS