Ekskluzive/ Peshkatari që nxorri trupin e pajetë të 17-vjeçares së mbytur në breg: Jo se nuk e ka ndihmuar djali…

Ekskluzive/ Peshkatari që nxorri trupin e pajetë të 17-vjeçares së mbytur në breg: Jo se nuk e ka ndihmuar djali…

Nisin anëtarsimet në Ultras Tigrat Verdheblu. Zbulohen kuotat
Çfarë është festa e Kurban Bajramit?
Kanali i ujërave të zeza burim infeksioni, romët në protestë: I kemi thënë Bashkisë, por nuk vijnë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Informim.al kontaktoi me peshkatarin, Sabedin Sula i cili nxorri trupin e pajetë në breg. Sipas tij, si ekspert i detit dhe dëshmitar okular i tragjedisë së ndodhur, ngjarja ka qënë aksidentale.

Dëshmia e plotë:

“Kam qënë duke peshkuar me varkën time. Unë jam peshkatar prej 30 vitesh. Në momentin që kam kry punë me peshkimin duke u kthyer kam pikasur kufomën në det rreth 1000 m larg bregut të detit. Në orën 16:20 kam telefonuar policinë. Më janë përgjigjuar në mënyrë shumë të shpejtë. Shefi i komisariatit të Velipojës është lidhur direkt me mua. Unë kam bërë gati 20-30 min duke e ndjekur sepse ishte momenti që nëse ajo ikte nuk mund të gjendej më kufoma. Se normalisht jam ekspert për punën e detit, kufoma rri deri në një farë kohe sipër detit. Kam qënë duke e ndjekur gjithmonë por me frikën mos me e prek.

Kam konstatuar që çelsi i motorrit ka qënë i ngatërruar në flokët e vajzës, nuk ka qënë as në qafë as kërkund. Ka qënë i ngatërruar në flokët e vajzës. Ngjarja për mua si ekspert i detit ka qënë aksidentale. Deti ka qënë shumë i trazuar. Nuk di detaje se ku kanë hypur apo çfarë kanë bërë me motorrin. Nuk kam lidhje, nuk mund të deklaroj absolutisht asgjë për këtë. Vetëm nga eksperienca ime në det mund të deklaroj që në momentin që ato kanë rënë prej motorrit, motorrin jua ka larguar era. Nuk kanë pas më forcë, nuk mundesh me e kap më me atë erë që ka qënë atë ditë!

Di të deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ekspert i detit nëse ata kanë rënë në ujë nuk ka notar që mundet me e pas nxjerrë vajzën gjallë me e nxjerrë në tokë. Nuk ekziston në tokë një person që mundet me e nxjerrë prej distancës që ishte. Vajza s’ka pas asnjë shenjë dhune. Vetëm pak të nxira, edhe ata ndoshta gjithmonë ndoshta edhe unë kam pas shumë vështirësi me e vënë në varkë. Policia e shtetit nuk ka pas mjet me ardh në vendngjarje. Ata më janë lutur mua ta nxjerr. Shefi komisariatit më është lutur në mënyrë njerëzore, prindërore dhe për hatër të atyre të familjarëve e kam nxjerr në tokë dhe ja kam dorëzuar policisë dhe ambulancës.

Më vjen shumë keq për çfarëdolloj dezinformimesh se nuk është mirë as për familjarët as për mua që jam dëshmitar okular që thonë çelsi i lidhur prej qafës. E vërteta është për mua personalisht që moti ka qënë me erë. Çelsi ka qënë i ngatërruar në flokët e vajzës. E kam parë unë dhe realitetin më mirë se unë nuk e di askush që isha dëshmitar.

Nuk ka pasur jelek shpëtimi kufoma. Vajza ka qënë me rroba të plazhit dhe një shami të lidhur siç e lidhin të rejat. Nuk ka pas asnjë lloj shenje dhune. Theksoj se kufoma nuk ka pasur jelek shpëtimi. Ora ka qënë 16:20 kur kam konstatuar kufomën. Për me ja lehtësuar dhimbjen atyre familjarëve është e rëndësishme që mos të shkruani dhe flisni gjëra që nuk janë.

Unë zakonisht dal në orën 17:00 ose 18:00 për peshkim. Unë kam dalë krejt rastësisht atë ditë më herët veç Zoti është i madh, si me më shty me hy në det sepse koha nuk ishte e favorshme për peshkim. Janë ngjarje që ndodhin me motorrat e ujit po fati i keq i vajzës që s’ka ditur not. Jo se nuk e ka ndihmuar djali. Po kanë qënë 700 m larg bregut! Nuk ka notar që mund të nxjerrë në breg dikë që s’di not nga ajo distancë”.

@Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0