Ekonomia shqiptare në 2021 – rimëkëmbja e vështirë

Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime teksa pushon buzë Adriatikut.
Strehimi social, si do aplikoni online për të përfituar nga programet e 61 bashkive
Shqiptarët e varfër prej 30 vitesh, çmimet më të larta për naftën dhe telefoninë

Ende nuk e kemi marrë veten pas një viti të vështirë si 2020, ku shumica prej nesh mendojmë se të këqijat i kemi kyçyr në vitin që lamë pas, por mesa duket sfida të tjera na presin.
Por, a ka dritë në fund të tunelit? A do mund të rimëkëmbemi e të vazhdojmë të kemi një jetë normale?
Të paktën edhe muajt e parë të vitit të ri pritet të jenë të vështirë për të gjithë, përfshirë Shqipërinë. Me kalimin e dimrit, arritjen graduale të imunitetit të tufës dhe fillimin e vaksinimit, situata do të vijë drejt përmirësimit, duke shpresuar për një verë më të mirë dhe rimëkëmbje të turizmit. Pas tkurrjes së fortë (-6 deri në 7% të pritshme për 2020-n), institucionet ndërkombëtare nuk parashikojnë një rritje më të fortë se 5.1%.

Ecuria e eksporteve sipas seksioneve 11 mujori 963 768x323 1Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që Shqipëria të ketë një rimëkëmbje graduale në 2021-’22, me një normë rreth 5%. “Kjo perspektivë është subjekt i pasigurive të mëdha, që lidhen me valën e dytë të virusit, ndonëse vaksina është një lajm i mirë”, thotë shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vazhdon të mbajë parashikimin për një rimëkëmbje të PBB-së me 4.5% në vitin 2021. “Por, kjo varet shumë nga se si do të evoluojë situata me COVID-19, veçanërisht sa i përket sezonit të ardhshëm turistik veror”, thotë Matteo Colangeli, Drejtor i Zyrës së BERZH në Shqipëri.

Por, me përfundimin e pandemisë, – që sipas eksperiencës së gripit spanjoll mund të zgjasë dy vjet, pra deri në fund të 2021- rimëkëmbja pritet të jetë e shpejtë, e orientuar nga konsumi dhe turizmi. Në sektorin privat do të ketë flukse të parave, ndërkohë që ekonomia rihapet plotësisht.

Pritshmëritë për sektorët kryesorë, sipas peshës në PBB

Struktura ne PBB sipas aktiviteteve ekonomike 2018 768x479 1

     Foto: Struktura në PBB sipas aktiviteteve ekonomike 2018 %

–Bujqësia, sektori kryesor në ekonomi, me 18.4% të PBB-së, sipas INSTAT pritet edhe këtë vit të vijojë tendencën pozitive, e ndikuar nga rimodelimi i prodhimit (përmirësimi i zinxhirit prodhues e tregues), ndonëse problemet strukturore do të vijojnë dhe blegtoria parashikohet më e dobët.
Ndërtimi, me 9% të PBB-së, filloi të merrte veten që në tremujorin e dytë 2020, kulmoi në të tretin dhe parashikohet të vijojë i tillë, i nxitur sa nga projektet private që po rrezikojnë krijimin e një mbioferte, ashtu dhe nga rindërtimi, që pritet të kulmojë në prag të zgjedhjeve. Buxheti i shtetit parashikon këtë vit mbi 30 miliardë lekë për pasojat e tërmetit, pasi procesi u vonua në 2020-n për shkak të pandemisë.

–Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (5.5% e PBB-së) ishin në lulëzim në 2020-n, të nxitur dhe nga flukset informale dhe pritet të vijojnë të kenë një vit pozitiv, në mbështetje edhe të vrullit të rindërtimit, ndonëse në afat të gjatë një orientim i tillë nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë.

–Tregtia dhe shërbimet, që së bashku sjellin më shumë se 22% të PBB-së u ndikuan më fort nga kufizimet e pandemisë, rritja e papunësisë e tkurrja e konsumit në 2020-n. Sektori nuk po sheh dritë jeshile, me pandeminë që ende është në kulmin e saj, teksa sjellja konsumatore po ndryshon. “Për ushqimet dhe tregtinë me pakicë vërehet një rritje e volumeve në produktet e shportës dhe një rënie tek produktet jo ushqimore dhe jo të domosdoshme për një familje.

–Sektori i transportit (3.3% e PBB-së) është i varur nga ecuria e pandemisë. Baret dhe restorantet, që përbëjnë rreth 15% të sipërmarrjeve në vend janë pesimiste se do të arrijnë të rezistojnë deri në fund dhe parashikojnë shumë mbyllje. Industria kontribuon në 12.2% të PBB-së, nga e cila 6.1% (e PBB) është sektori përpunues.

Ecuria e eksporteve sipas seksioneve 11 mujori 963 768x323 2

            Foto: Ecuria e eksporteve sipas seksioneve 11 mujori {mld lekë}

Turizmi, i cili në 2019-n arriti në kulmin e tij, duke nxitur interesin për investime në hoteleri e resorte, ka rezultuar më i godituri deri tani. Për 11-mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj ranë me rreth 60%, ose rreth 3.6 milionë persona më pak.
Agjencitë e udhëtimit raportuan një rënie me 86% të indeksit të vlerës në tremujorin e dytë, në raport me të njëjtën periudhë 2019, sipas INSTAT, duke rezultuar sektori më i goditur nga pandemia. Ato nuk arritën të rikuperohen as në tremujorin e tretë, ku tkurrja ishte -62%. Hotelet shënuan tkurrje të fortë me 61% në tremujorin e dytë dhe mbetën në territor negativ edhe në të tretin, me një rënie dyshifrore prej 31%.

Eksportet optimiste, përveç tekstileve e këpucëve
Eksportet ishin të parat që e ndien krizën, duke shënuar tkurrje të fortë me mbi 30% në mars-prill, pothuajse në të gjitha grupet, përveç atyre bujqësore. Rimëkëmbja nisi nga muaji gusht për industrinë e çelikut dhe nga nëntori për naftën dhe sektorin mbështetës automotive. Ndërsa tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor i mallrave që shiten jashtë vendit u ndikuan sërish nga karantina e dytë e shteteve europiane në muajt e fundit të 2020-s.

Për 11-mujorin 2020, eksportet në total kanë shënuar një rënie prej rreth 10%, sipas INSTAT. Goditjen më të madhe e kanë pësuar veshjet e këmbëve, që kanë ndikuar në 40% të tkurrjeve të eksporteve për 11-mujorin, të ndjekura nga produktet minerale (kryesisht nafta), metalet bazë dhe artikujt prej tyre (çeliku). Tekstilet arritën të përshtateshin pas valës së parë të karantinës dhe të reduktonin humbjet, duke u orientuar në prodhimin e maskave apo produkteve të tjera mjekësore. Për 2020-n, ecuri pozitive shënuan vetëm grupet e “produkteve ushqimore e pije” dhe “makineri, pajisje e pjesë këmbimi”.

Por, cilat janë rreziqet që lidhen me keqmenaxhimin e buxhetit?

Të ardhurat në buxhet për 11-mujorin 2020 kanë rënë me 9.1% për 11-mujorin me bazë vjetore, nga -3.5% që ishte parashikimi në buxhetin e rishikuar, duke reflektuar pasojat e karantinës së ekonomisë në mars-maj dhe dobësitë e mëpasshme. Vetëm në tetor, arkëtimet iu afruan niveleve të parakrizës, ndërsa në nëntor ranë me gati 6%, (ose 23% më pak se plani i rishikuar) duke reflektuar pasojat që solli në ekonomi vala e dytë e pandemisë.
Buxheti i vitit 2021 është parashikuar tepër optimist në supozim të një rimëkëmbjeje të shpejtë, që nuk ka gjasa të ndodhë, të paktën në muajt e parë. Të ardhurat parashikohen në 484 miliardë lekë, me rritje 8.4% nga plani i 2020-s, ose gati 15% më shumë sesa fakti i pritshëm, praktikisht e parealizueshme në një ekonomi që pritet maksimumi të rritet me 5%, duke e “rrëzuar” këtë buxhet që pa nisur zbatimin.

Bankat këtë vit pritet të ndiejnë pasojat e krizës
Sistemi bankar ka rezistuar në vitin më të keq të pandemisë. Treguesi i kredive me probleme u mbyll në 8.2% në 2020-n, niveli më i ulët në gati 7 vjet, të ndikuara nga moratoriumi 6-mujor për shtyrjen e kësteve të huave (mars-gusht). Depozitat shënuan rritjen më të lartë që prej vitit 2012, të orientuara kryesisht nga monedha vendase, teksa kriza dhe kufizimet nxitën kursimet. Deri në fund të nëntorit, në krahasim me një vit më parë, depozitat janë rritur me 5.2%, ose me 57 miliardë lekë. Kredia u rimëkëmb në gjysmën e dytë të vitit.

Sektori pritet të ndiejë pasojat e pandemisë në 2021-shin, kur të reflektohen pasojat që kriza do të japë në kthimin e kredive në bilancet e bankave. Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, thotë se rritja e kredive me probleme do të jetë e pashmangshme, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së bilanceve të familjeve dhe ndërmarrjeve.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0