Orët e gjata të terrorit në qytetin e Elbasanit marin fund pas ekzekutimit të 71- vjeccarit, i identifikuar si Lefter Zhidru nga forcat RENEA, i cili i’u rezistoi atyre deri në fund.
Ngjarja ka nisur rreth orës 13:20 ku forcat e policisë shkuan për të arrestuar 71-vjeçarin,Lefter Zhidru pas një denoncimi nga banorët e pallatit. Zhidru u konfliktua me bashkëshorten e tij brenda ambjenteve të banesës nga ku nga bashkëshortja ka arritur t’u shpëtojë plumbave
Në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.
Nga të shtënat në drejtim të policisë, mbetën të plagosur dy kalimtarë A. K. dhe L. S., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Prej disa orësh forcat e Reneas u përpoqën të negocionin me 71-vjeçarin i cili refuzoi të dorëzohet dhe pas 5 orësh ai u ekzekutua.
Në vendngjarje ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.
COMMENTS