Pandemia e Covid-19 ka reduktuar ndjeshëm numrin e të punësuarve këtë vit duke nxjerrë nga tregu i punës 48.7 mijë të papunë, në krahasim me dhjetorin e 2019, sipas të dhënave të publikuara nga Instat,.
Në tremujorin e dytë 2020 numri i të papunëve për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje më 0.4 pikë në përqindje krahasuar n me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %.
Nga të dhënat rezulton se INSTAT i ka raportuar pjesën më të madhe të atyre që kanë dalë nga tregu i punës jo si të papunë, por si joaktivë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej. Kjo kategori cilësohet si inaktive dhe nuk llogaritet te forcat e punës. Popullsia jo-ekonomikisht aktive konsiderohen të gjithë personat, të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë; student, pensionistw, shtwpiakw, tw papunw tw dekurajuar, tw paaftw fizikisht ose mendwrisht.
Informim.al i drejton një kërkesë për informim AKPA-sw në lidhje më numrin e të papunëve në tremujorin e dytë 2020 dhe në përgjigje shprehen se disponojnë vetëm të dhëna statistikore për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punës. Në fund të 3 mujorit të dytë 2020 pra në muajin Qershor numri I të papunëve të regjistruar arrinte në 87.345 persona, 14.783 më shumë se sa një vit më parë për të njëjtën periudhë.
AKPA jep informacion edhe mbi subjeketet private të cilët kanë ndaluar aktivitetin e tyre gjatë peridhës së pandemisë. Në periudhën Prill – Qershor 2020 janë çregjistruar nga databaza e punëdhënësit 154 punëdhënës. Por nuk japin statistika mbi numrin e punjonjësve që mbeten të papunë nga mbyllja e këtyre bizneseve.
Një tjetër tregues janë edhe rritja numrit të papunësisë për të rinjtë grupmosha nga 15-29 vjeç. Sipas Instat në tremujorin e dytë rezulton se numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë. Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç.
Sektorët ku janë aplikuar aplikuar shkurtimet më të mëdha nga puna gjatë pandemisë janë nga sektori i bareve dhe restoranteve, hotelet, fabrikat..etj.
COMMENTS