“Edhe dy ditë kohë qeverisë”, pedagogët protestë para Korpusit, kreu i Sindikatës: Hyjmë në grevë urie nëse nuk marrim zgjidhje

“Edhe dy ditë kohë qeverisë”, pedagogët protestë para Korpusit, kreu i Sindikatës: Hyjmë në grevë urie nëse nuk marrim zgjidhje

Protestë para bashkisë Tiranë/ Banorët i drejtohen të revoltuar kryetarit të bashkisë
Transporti publik ne Tiranë/Qytetarët presin mbi 2 orë ne stacion
Protestë në Berat: Na kanë lënë pa bukë

Pedagogët kanë paralajmëruar grevë teksa protestojnë sërish sot për të kërkuar të drejtat e tyre.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se qeveria ka dhe dy ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, ndryshe të mërkurën hyjnë në grevë urie.
“Lëvizja jonë universitare, lëvizje e pastër intelektuale e shpirtit të lirë. Nuk është e sponsorizuar as nga rublat ruse, lirat turke apo paratë e pista të oligarkisë shqiptare. Në këtë betejë e kemi filluar prej tre vitesh, por të specifikuar prej dy muajsh këtë peticion shoqëruar me 6 javë protesta. Deri tani qeveria ka treguar që s’ka vesh për të dëgjuar kërkesat tona. Ajo ofron vetëm zgjidhje kozmetike dhe ato në trajtë printimesh dhe ofron intimidime që të heqim dorë.

Në këto kushte pas një diskutimi me stafet është propozuar të kalohet protestë në trajtën e grevës së urisë. Dhe në këtë fazë mund të bëjë efekt. I kërkojmë një po të madhe në këtë akt. Deri të mërkurën i lëmë kohë për zgjidhjen e kërkesave tona. Të mërkurën në orën 16:00 të jemi këtu përpara universitetit politeknik për grevë”, deklaroi Kovaçi.

Pedagogët dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej dy javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për zgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë.

Pedagogët kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore. Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet, por kjo u refuzua nga ata. Ndërkohë ditën e djeshme u bë e ditur se është arritur një marrëveshje me ministrinë në lidhje me disa nga kërkesat e tyre por që mbetet ende e hapur dera e dialogut për rritjen e pagave që është dhe një kush nga i cili pedagogët nuk heqin dorë.
20221031 13471220221031 134734

20221031 134648

COMMENTS

WORDPRESS: 0