E trishtë / Ja si familja shqiptare përdorte fëmijët e tyre për trafikim droge

E trishtë / Ja si familja shqiptare përdorte fëmijët e tyre për trafikim droge

Portali më i madh belg i informacionit HLN publikoi një rast të trishtë të 3 fëmijëve, të cilët për një kohë të gjatë ishin të detyruar nga një familje shqiptare të traffikonin drogëra të ndryshme.

Libra falas? – Ç’i duam, nuk ua dimë vlerën
Pse nuk na dëgjojnë fëmijët tanë?
Alarmante: Telefonat po na shtrembërojnë!
auto kokaina1611738652

Foto: Droga dhe lekët e gjetura gjatë hetimit

Portali më i madh belg i informacionit HLN publikoi një rast të trishtë të 3 fëmijëve, të cilët për një kohë të gjatë ishin të detyruar nga një familje shqiptare të traffikonin drogëra të ndryshme.

Zbulimi i kësaj historie të trishtë nisi me një hetim për një vrasje në Belgjikë, pasi dyshohej nga policia se kishtë të bëntë me trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia belge nisi të kontrollonte pa fund shtëpitë pas dyshimeve që kishin për këtë vrasje dhe në fund policia arriti të sekuestronte një sasi droge me një shumë marramendëse prej 1 milionë eurosh dhe rreth 100 mijë euro cash (para të gjetura brenda në shtëpi)
Por, hetimet nuk u ndalen me kaq. Në bazë të dhënave që dilnin nga operacionet e kryera nga policia belge rezulton se kishin rënë në gjurmë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Me kërkesë të gjykatës belge, policia italiane ndaloi një shqiptar 39-vjeçar afër Riminit. 39 vjeçari me profesion ishte picajol, por prej kohësh trafikonte kokainë nga Belgjika drejt Italisë, duke përdorur si mburojë familjen e tij.
Sipas HLN , kur u arrestua, ai ishte bashkë me gruan e tij, një shqiptare 10 vjet më e re. Duke përdorur si maskim familjen, ata udhëtonin drejt Belgjikës së bashku me tre fëmijët e tyre.

Sa herë ata transportonin kokainë, e fshihnin poshtë sediljes së pasagjerit. Gjatë udhëtimeve i merrnin gjithmonë fëmijët dhe e mbushin bagazhin me valixhe për të krijuar idenë se po shkonin me pushime.
Në makinën e tyre familjare, policia gjeti 14 kg kokainë dhe çifti shqiptar u arrestua.

Përshatur nga Informim.Al / Burimi: HLN dhe Syri.Net

COMMENTS

WORDPRESS: 0