Në emisionin e sotëm të datës 1 nëntor 2022 të Shqipëria Live, një 41 vjeçare e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Vlorës ka bërë apel për ndihmë nga instancat shtetërore për mbrojtje. Historia e saj e komplikuar, me disa faza dhune e dhune seksuale, përfundon në strehimin nga qendra Vatra. Vendbanimin e saj e ka zbuluar një person që njeh trafikantët e saj dhe tani ndihet e rrezikuar, dhe nuk dëshiron më të banojë aty. Veç shitjes nga e ëma, gruaja deklaron se ka vuajtur dhunë nga bashkëshorti, vëllai dhe persona të tjerë komshinj. Paditë e saj në polici u shfaqën në ekran për të vërtetuar çfarë ajo pretendonte por nuk u investigua më tej nëse është zhvilluar ndonjë proces gjyqësor dhe a është dënuar kush nga dhunuesit e saj.
Rasti tronditës i 41 vjeçares nga Vlora ka krijuar një impakt të fortë te shikuesit, dhe komentet janë të shumta, kryesisht me ndjenjë revolte ndaj strukturave të policisë së shtetit, si të paafta për të mbrojtur gratë e dhunuara.
COMMENTS