E rëndë/ 23-vjeçarja me probleme mendore përdhunohet dhe lihet shtatzënë nga komshiu, vëllai: Fëmija është në jetimore, motra e kërkon…

E rëndë/ 23-vjeçarja me probleme mendore përdhunohet dhe lihet shtatzënë nga komshiu, vëllai: Fëmija është në jetimore, motra e kërkon…

Durrës/Një endacak është gjetur i vdekur mengjesin e sotëm.
Vrasja e Klodianit – Protesta në të gjithë Shqipërinë
Romët e Selitës​/ E gëzofshim të gjithë bashkë Unazën e Madhe të Tiranës, por me ne çdo bëhet ?!!!

Një 23-vjeçare, me probleme të shëndetin mendor është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga komshiu i saj, në fshatin Ardenicë të Lushnjës.

Vajza lindi fëmijën dhe nga analizat vërtetohet se i ati është E. Bushi, që aktualisht ndodhet në gjendje arresti.

Vëllai i vajzës tregon për “Shqipëria live” se E. Bushi e ka denoncuar që në vitin 2016 por nuk janë marrë masa ndaj tij. “Ishim komshinj, ai vinte te dera e shtëpisë, unë e përzija. Në vitin 2016 e denoncova por nuk u bë asgjë. Të gjithë komshinjtë e dinë”.

Ai rrëfen momentin e rëndë, kur mori vesh shtatzënisë e motrës. “Kur e mora vesh që ishte shtatzënë e çova në polici, shkuam të bëjmë analizat, ishte 33-javëshe shtatzënë. Më kanë rrahur policët, më kanë ofenduar nga motra.

Motra më lindi në derën e shtëpisë, nuk di çfarë t’u them, të gjithë komshinjtë e dinë këtë fatkeqësi. Babai i tronditur po vdiste nga njëra anë, motra po më vdiste nga ana tjetër. Sipas analizave del E. Bushi i ati, nuk besoj se ka të tjerë, pavarësisht se ai pranon përdhunimin por mohon të jetë babai”.

Sipas vëllait, motra e kërkon fëmijën, por në pamundësi për t’u kujdesur për të, e ka dërguar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0