Elsid Zekaj është 22 vjeçari shkodran I cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me historinë e tij prekëse,duke ja dalë ti bējë ballë të gjitha vështirësive dhe paragjykimeve . Megjithëse që prej lindjes vuan nga kufizimi në lëvizje,ai ka gjetur forcën të bëjë një jetë normale si shokët e tij dhe të sdudiojë për punë socials. Elsidi tregon se kjo degë i pëlqen,pasi e bën të ndjehet më human dhe më afër personave si ai,të cilët e kanë jetën më të vështirë se të tjerët. “ Unë po vazhdoj shkollën për Punë Sociale dhe jam në vitin e tretë sivjet. Arsyeja përse kam zgjedhur degën e Punës Sociale është se më pëlqen të merrem me këtë problematikë,me të cilën përballem edhe vetë,me fëmijët me aftësi të kufizuara,me paragjykimet që ndodhin në qarkun tonë. Më pëlqen shumë të jem I njerëzishëm.”-shprehet ai. Dëgjoj shpesh thënie ‘si e lënë të dalë vetëm’,apo ‘sa gjynah’ . Shpesh jam përballur me lloj-lloj paragjykimesh dhe përbuzjesh,por I kam kaluar me forcë dhe vendosmëri. Sigurisht edhe përkrah familjes,si gjithmonë. Mesazhi im për të tjerët është: Mos u ndieni të paragjykuar edhe nëse keni një problematikë të caktuar. Gjëja tjetër që ju bëj apel është,ta kalojnë jetën e tyre në Shkodër,në vendin ku ato janë lindur,të kontribuojnë për atë vend ashtu siç jam duke bërë dhe unë. Megjithëse kam një të metë fizike,për të cilën paragjykohem,po përpiqem ta kaloj. Do të qëndroj në Shkodër,nuk kam qejf të largohem jashtë shtetit. Përderisa unë i kamë kaluar këto barriera,është e kotë të larhohem jashtë vendit.-thotë 22 vjeçari.
COMMENTS