
Foto ilustruese nga webi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fier, ku një 67 vjeçare ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.
Bëhet fjalë për znj. Liljana Sema e cila jetonte e vetme në varfëri ekstreme në një kasolle ne fshatin Ferras të Fierit, ku është gjetur e ngrirë nga të afërmit.
Mësohet se ajo nuk ka patur elektricitet gjatë këtyre ditëve të ftohta që lamë pas, për të cilat u dhanë edhe sugjerime nga qeveria për masat që duhet të mernim për ta përballuar atë.
Sipas familjarëve të ndjerës i është ndërprerë energjia elektrike për shkak të pamundësisë për ti paguar faturat, ajo trajtohej vetëm një pension prej 7 mijë lekësh në muaj, para të cilat nuk kanë mjaftuar për të paguar edhe faturën.
Ndërsa sipas Dretorit të OSHE-së në Fier, kanë qenë vetë familjarët ata të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike të banesës, ndërsa debia e saj është mbartur ndër vite.
‘Debia e saj është e mbartur ndër vite, kanë qenë vet familjaret qe kanë kërkuar ndërprerjen me energji elektrike te baneses. Edhe nëse ajo ka banuar aty, askush nuk ka ardhur që të kërkojë lidhjen që të furnizohej me energji elektrike banesa. Në atë banesë nuk ka jetuar njeri, me raportuan punonjësit dhe askush nuk ka kërkuar rilidhjen e energjisë elektrike’, ka thënë drejtori i OSHHE-së për Fiern Arjan Fasko.
Rasti i të moshuarës nuk është rast i izoluar, redaksia e informim.al ka raportuar edhe më herët për mungesën e energjisë elektrike te familjet në nevojë.
Janë me qindra familje të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë 300 0000 (tre qind mijë) lekë të vjetra për të lidhur një kontratë me OSHE.
Kurse janë me mijëra familje, të cilave u është ndërprerë energjia elektrike.
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi ka dalë me një raport në të cilin thekson se është diskriminuese ndërprerja e energjisë elektrike familjeve në nevojë.
COMMENTS