E moshuara/ Kemi aplikuar tek e-albania por nuk ka përgjigje

E moshuara/ Kemi aplikuar tek e-albania por nuk ka përgjigje

e-Albania/Probleme me regjistrimin e vaksinave
Skandali me mbledhjen e të dhënave personale për qëllime elektorale/ Reagojnë Organizatat e Shoqërisë Civile
Pensionistët/ Aksesimi e-albanias online, mision i pamundur

Aksioni policor në Seman të Fierit ka prekur dhe një çift të moshuarish.

Dëshmia e një gruaje, e cila tregon se si autoritetet ndërhynë për t’i larguar shezlonget nga vendi ku i kishin vendosur. Ajo deklaroi se kioskën ia ka hapur i biri, i cili ka ndërruar jetë 6 muaj më parë, ndërsa për të tanimë kujdesen ata.

E moshuara rrëfeu se jetojnë vetëm me pensionin që marrin, e dëmi i shkaktuar nga autoritetet me heqjen e shezlongëve është i madh. Më tej gruaja tha se kanë bërë kërkesë për leje në portalin qeveritar “eAlbania” por deri më tani, nuk i ka ardhur përgjigje.

Kjo ishte dhe arsyeja sipas saj, që autoritetet ia larguan shezlonget nga vendi që i vendoste çdo vit.

“E ka bërë djali. Unë 87 mijë lekë kam pension, as me ilaçet e mia nuk ia dilja. Ai e ka bërë me pensionin e vet, për të shpëtuar shpirtin. Dje ka bërë djali 6 muaj që ka ndërruar jetë. Ndërtesa është prishur. Shteti s’më ka dhënë asnjë rimbursim. Më kanë hequr zhezlonget, i thashë të mos m’i prishin, sepse mezi i kam vendosur. Gjysmat e shezlongëve m’i kanë prishur.

Kam aplikuar nga eAlbania, por s’më kanë ardhur përgjigje. M’u prezantuan duke thënë që s’ke leje. Ne jemi fukarenj. Unë dje e kam hap kioskën, akoma nuk e kam vendosur në punë plotësisht. Me shtetin nuk merremi dot, kemi aplikuar për leje dhe s’kemi marrë përgjigje”, tha e moshuara.

Marrë nga Balkanweb

COMMENTS

WORDPRESS: 0