E gjendur përballë racizmit institucional :”Përfaqësuesja e Njësisë  Administrative Nr.1 diskriminon qytetaren rome”

E gjendur përballë racizmit institucional :”Përfaqësuesja e Njësisë Administrative Nr.1 diskriminon qytetaren rome”

Familjarët : Ngrohja na kushton shumë…!
Cilat duhet të jenë prioritetet kryesore të qeverisë së re
Për shkak të neglizhencës, gruaja rrezikoi gishtat e dorës

Diskriminimi i bazuar në racë, sekt, besim fetar ose gjini në mënyrë të trishtë është i ngulitur në sistemin tonë si qenie njerëzore. Të dallojmë veten nga “tjetri” kryesisht drejtohet nga besimi ynë në epërsinë tonë ose dëshirën për ekskluzivitet. Kjo na jep një ndjenjë të fuqizimit të rremë që ne gëzojmë duke e ushtruar, madje nëse jo veçanërisht duke i shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të padurueshme “tjetrit”.

Komunitetet rome dhe egjiptiane janë pakica më e keqtrajtuar në Shqipëri. Ata gjithmonë kanë vuajtur diskriminim ekonomik, politik dhe kulturor nga duart e shoqërive komuniste dhe kapitaliste dhe si demokratike dhe totalitare.

Krahas diskriminimit individual në vendin tonë por jo vetëm ka nivele të larta të diskriminimit institucional, duke pasqyruar që institucionet publike jo vetëm që nuk arrijnë të mbrojnë romët nga diskriminimi, por që ato nganjëherë janë edhe shkaku i problemit.

I tillë është dhe rasti i zonjës Shefikat Shaku e cila prej më shumë se 6 muajsh, po bënte përpjekje për të regjistruar nipin e saj i cili ka lindur në Francë. Njësia Administrative numër 1, në keqinterpretim të ligjit, nuk e bënte rregjistrimin, duke e lënë këtë fëmijë 6 muaj të paregjistruar.

Pasi zonja e ndau shqetësimin e saj pranë Drejtësi Sociale, aktivistja Samanda Dulja e shoqëroi pranë njësisë për të kuptuar arsyet e mosregjistrimit.

Ajo pohon se jo vetëm që u ofrua qasje diskriminuese, por nuk u tregua asnjë përgjegjshmëri për ta zgjidhur këtë problematikë.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë.

https://fb.watch/4coRMUw-7n/

COMMENTS

WORDPRESS: 0