“E bardha” porositej në “Call Center”, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli, gjykata jep 50 vite burg për ta

“E bardha” porositej në “Call Center”, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli, gjykata jep 50 vite burg për ta

Detyrat e shtëpisë, çfarë i revolton nxënësit apo prindërit?
Individët e infektuar me COVID-19 nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit
Fakulteti Edukimit Fizik në Elbasan/ Dokumentat që duhet të kenë aplikantët në testin fizik

Anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, të cilët drejtonin një ‘Call Center’ dhe e përdornin atë për të furnizuar drogë në të gjithë veriperëndimine Anglisë, janë burgosur për gati 50 vjet.

Qendra e thirrjeve, e vendosur në një banesë, përmbante një telefon celular të cilit njerëzit mund t’i telefononin për të porositur drogë. Një celular i veçantë do të përdorej më pas për të dërguar korrierët për të shpërndarë drogën.

Operacioni u zhvillua në Preston dhe Chorley dhe ishte i hapur për biznes 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Vlerësohet se ka furnizuar shumë kilogramë drogë të klasës A me vlerë më shumë se 2 milionë paund. Pesë anëtarët kryesorë të bandës u burgosën këtë javë.

Lojtari kryesor Bekim Hasmegaj, 35 vjeç, nga Marchëood Close, Blackrod u dënua me 10 vjet burg.

Albi Hoxhaj, 25 vjeç, nga Loëfield Road, Stockport, i cili punonte në qendrën e thirrjeve, u burgos për pesë vjet e 10 muaj. Klevis Prenci, 33 vjeç, më parë nga Lee Lane, Horëich, u burgos me katër vjet e dy muaj. Kjo është në krye të një dënimi të mëparshëm prej tre vitesh e nëntë muajsh për posedim droge.

Prenci ishte ‘njeriu i mesit’ dhe ishte përgjegjës për ndarjen e drogës në pazare, mbledhjen e parave të gatshme dhe rimbushjen e korrierëve.

Altin Niklai, 37 vjeç, nga Anglebank, Horëich, u burgos për pesë vjet e gjashtë muaj. Ai ishte i përfshirë në stafin e qendrës së thirrjeve dhe për strehimin dhe kujdesin për korrierët e rinj.

Aurel Hila, 39 vjeç, nga Austin Street, Leigh, luajti një rol më të vogël për bandën. Ai u largua nga vendi dhe u dënua në mungesë të tij për pesë vjet.

Pesë të tjerë që vepronin si korrierë u dënuan më parë me 14 vjet e dy muaj gjithsej për posedim droge.

Gjithsej, koha totale e burgut për anëtarët e bandës ishte 48 vjet e dy muaj.

/abcnews.al/

COMMENTS

WORDPRESS: 0