Rubrika “Kërkesë për Legalizim të Ndërtimit pa Leje” në portalin e-Albania është e paaksesueshme për një periudhë të pacaktuar kohe.
Çështja e legalizimit të ndërtesave pa leje është një temë me interes të lartë publik duke marë parasyshë numrin e lartë të ndërtimeve pa leje të ndërtuara në 30 vite tranzicion. Nuk kanë munguar as akuzat se strategjia e legalizimeve masive ka efekt elektoral, jo vetëm si pjesë e zgjedhjeve qendrore por edhe atyre lokale.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2021, vetëm pak para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në vendin tonë u legalizuan 10 003 objekte, – shkruan euronews Albania.
Por pavarësisht rëndësisë që ka lëshimi i lejeve të legalizimit, gjithashtu dihet zvarritja e proçesit disa vjeçar. Shumë qytetarë e kanë denoncuar mungesën e seriozitetit , apo mungesën e transparencës përgjatë përpjekjeve të tyre, madje ata pas zgjedhjeve, periudhë në të cilën u dha një numër i lartë i lëjëve të legalizimit po përballen me një bllokim të aplikimeve nga portal e-albania. . Por për dy kryefamiljarë, banues në zonën e 5-së Majit, aksesi në këtë rubrikë është i domosdoshëm dhe çdo minut që kalon, atyre ju kushton çatinë mbi kokë.
Projekti i rindërtimit për të pastrehët pas tërmetit, lë pa strehë disa familje rome dhe egjiptiane.
Luan Xhafa dhe Artan Kruja , anëtarë të minoritetit egjiptian preken nga projekti i rindërtimit “Tirana Riverside”. Ata prej më shumë se 7-të vitesh kanë aplikuar për legalizimin e banesës së tyre, madje kanë siguruar edhe dokumentat që vërtetojnë aplikimet e tyre për tu përfshirë në proçesin e legalizimit. Por së fundmi mësojnë se nuk janë përfshirë. Gjë që sjell prishjen e banesës së tyre nga zhvillimi i projektit për të strehuar të pastrehët nga tërmeti.
Luan Xhafa tregon për informim.al në muajin Maj se në vitin 2015 ka aplikuar për legalizimin e banesës së tij, por nuk ka arritur ta legalizojë për shkak të procedurave të stërzgjatura dhe gjithashtu është në terr informativ se çfarë do të ndodhë me ta më tutje. (Lexo më shumë këtu)
“Më janë dashur vite që ta ndërtoj atë banesë, sepse ne jemi të papunë dhe në kushte tmerrësisht të vështira. Kam parë edhe VKM-në dhe nuk e kemi emrin aty nuk. Nuk kemi asgjë të qartë. Unë qera nuk mund të paguaj”- është shprehur ai për informim.al në atë periudhë.
Disa muaj më vonë kryefamiljarëve që preken nga projekti u komunikohet nëse ata do të përfitojnë apo jo sipas kategorive përkatëse të cilat janë:
- Ata që kanë një titull pronësie, pra që kanë emrin e tyre në VKM dhe nuk e pranojnë vlerën e shpronësimit;
- Banorë, të cilët janë në proçes legalizimi prej vitesh dhe shpresojnë të përfitojnë një banesë në ambjentet e reja që po ndërtohen.
- Familjet që jetojnë në banesa informale . Nuk kanë ende asnjë informacion nga bashkia se çfarë do të bëhet me ta pas shembjes.
Pavarësisht se Z. Luan Xhafa ishte në proçes legalizimi nuk i komunikohet asnjë lloj përfitimi.
Pas interesimit të tij në Bashkinë e Tiranës ai tregon për informim. al se nga Drejtoria e shërbimit Social mëson se është përjashtuar nga Proçesi I legalizimit, por arsyen se përse, nuk arritit ta mësojë.
“Më thanë që ti nuk e përfito sepse atyre për secilin familjar u është komunikuar nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës në cilën fazë janë banorët që preken. Unë tani nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk më jep një përgjigje.”- shprehet ai I shqetësuar.
Me ndihmën e aktivistëve të drejtësi Sociale dhe Avokatit Gentian Sejrani Z. Luan Xhafa dhe z. Artan Kruja mësojnë arsyen se përse ata janë përjashtuar nga proçesi I Legalizimit të objeketeve informale të deklaruara.
Për z. Luan Xhafa mësohet se në vitin 2018 nga verifikimet e kryera banesa e tij shërben si ndihmëse e banesës së vëllait të tij I cili ka titull pronësie për atë objekt.
“Nga verifikimi i gjëndjes aktuale të objektit, referuar Proces-Verbalit të datës 25.05.2018 rezultoi se, objekti ka funskion ndihmës dhe nuk ndodhet në parcelën ndërtimore të ndonjë ndërtimi informal me funksion kryesor. Në bazë të nenit 2, pika 3 të ligjit 9482/2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, ndërtimi informal nuk përfshihet në fushën e zbatimit të ligjit”- shkruhet në Urdhërin nr.170, datë 29.06.2018, në të cilin është vendosur mospërfshirja e ndërtimit në procesin e legalizimit.
Ndërsa për Z. Kruja sipas verifikimeve ndërtesa e tij është e paqëndrueshme dhe është përjashtuar nga proçesi Iegalizimit me anë të Urdhërit nr. 163, datë 29.06.2018.
Të gjendur përballë kësaj situatë për të cilën deri përpara disa ditësh nuk kishin asnjë informacion pavarësisht rëndësisë që ka proçesi i legalizimit të një banese. Kujtojmë se dy kryefamiljarët janë nga komuniteti egjiptian në zonën e 5-së Majit në Tiranë, ku nga ky komunitet një pjesë e anëtarëve jetojnë në barake për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ndërtimi i një banese nga ana e këtyre individëve ka qenë një sakrificë dhe tashmë ajo rrezikon të shembet.
Aktivistët e Organizatës “Drejtësi Sociale” janë interesuar pranë institucionit të ASHK-së, mbi rastin e dy familjeve në zonën e 5- Majit, të cilat janë përjashtuar nga procesi i legalizimit dhe si pasojë nuk janë përfituese nga projekti i rindërtimit në këtë zonë. Duke analizuar situatën përfaqësuesja e ASHK-së sugjeroi riaplikimin në portalin e-albania. Aplikim i cili do të rishqyrtohet dhe njëherë nga ky institucion dhe krijon mundësinë që familjet të përfitojnë nga projekti rindërtimit.
Ri-aplikimi në një moment ku rubrika “Kërkesë për Legalizim të Ndërtimit pa Leje” është e paaksesueshme
Por kjo është e pamundur pasi Rubrika “Kërkesë për Legalizim të Ndërtimit pa Leje” nuk është e aksesueshme.
Punonjësit nga Zyrat e ADISA-s në Tiranë njoftojnë nuk mund të kryhet asnjë lloj veprimi dhe nuk ka ende një afat se kur mund të bëhet e aksesueshme rubrika.
Ndërkohë përfaqësuesja e ASHK-së pohon se aplikimi nëpërmjet e-albania është e vetmja mënyrë e ligjshme për këtë proçes ndërkohë që ende nuk ka një afat për aksesueshmërinë e kësaj rubrike.
Në përpjekje për të kontaktuar me Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)nëpërmjet numrit të vënë në dispozicion në faqen zyrtare është e pamundur pasiqë numri rezulton in-ekzistent. “Drejtësi Sociale” i është drejtuar me një email zyrtar për të cilin pritet një përgjigje se si mund tu vihet në ndihmë dy familjeve, por jo vetëm.
Ky artikull u botua në kuadër të projektit “Media for All”
COMMENTS