Dyfishimi i papritur i patentës: efekti domino i autonomisë së institucioneve publike

Dyfishimi i papritur i patentës: efekti domino i autonomisë së institucioneve publike

Premtimi i përsëritur… dhe uji që nuk erdhi kurrë
SHESHI dhe PËRSHESHI
Editorial/Teatri vdiq, Rroftë Teatri!

Editorial, nga A. Radovani

Njoftimi i papritur i DPSHTRR se çmimi i kursit të patentës do rritej deri në vlerën 85 mijë lekë të reja, solli menjëherë një varg efektesh, ndoshta të papritura për vetë DPSHTRR. Me një postim në rrjetin facebook, drejtuesi i këtij institucioni u shpreh se nuk i pëlqeu mënyra si u paraqit në media ky dyfishim, duke ngulur këmbë se ka shpifje. Dfishimi nuk është dyfishim sipas tij, por rritje të cilësisë së kursit të patentës. Por meqë dielli nuk mbulohet me shoshë, shumë shpejt të gjitha mediat më të mëdha të vendit e paraqitën lajmin po në këto terma.

Është i domosdoshëm të bëhet një analizë i reagimit të zotit Gonxhe. Faqja e DPSHTRR në rrjetin facebook, mund të jetë nga më aktivet në fushën e instuticioneve publike. Ka një numër telefoni ku merr përgjigje menjëherë, dikush që mirëmban mesazhet, link-s përkatës për çdo informacion dhe një frekuencë postimesh, në nivel të krahasueshëm me një biznes privat. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të mbledhura në vite, paçka se kurrë të faktuara, ky institucion njihet për kërkesat ndaj punonjësve për të bërë postime dhe share të statuseve në facebook dhe instagram. Në biseda informale, të pyetur se përse po bënin share postimet e institucionit të tyre, disa punonjës janë shprehur se janë të detyruar dhe se kontrollohen për perfomancën e tyre në rrjet. Sidoqoftë, këto aludime nuk janë lehtësisht të vërtetueshme. Mënyra si motivohen të punësuarit, është e tillë që një pjesë e madhe prej tyre janë aktiv sepse duan, jo se detyrohen.

Echo chamber i referohet një efekti që ju ndodh atyre që qëndrojnë në mjedise të mbyllura, ku mendimi i vetëm është ai i grupit dhe forcohet nëpërmjet kakofonisë së po atij zëri. Ka shumë gjasa që në ambiente të tilla publike, në institucione me autonomi të plotë dhe vetëfinancim, ku punohet fort me PR dhe me kontakt direkt me qytetarin, nuk ka zë tjetër veç atij të kokës drejtuese, dhe sigurisht, kur mediat raportojnë ngjarjet, personave që vijnë nga ambiente të tilla, ju ngjan si sulm. ‘Ne po rrisim cilësinë, në autoshkolla nuk shkon njeri dhe i marrin patentat me para.’ këmbëngul zoti Gonxhe. Faktet ama janë të tjera.

Mjafton të kthejmë kokën rreth miqve, vetes dhe familjes, për të parë se kursi i patentës në Shqipëri, është kryer gjithnjë nga vetë personi, veç rasteve shumë të rralla, pasi ngarja e makinës, sidoqoftë, duhet të mësohet. Të marrësh një patentë pa ditur t’i japësh, është në dëm të vetë shoferit, dhe nuk i jep atij asnjë avantazh real. Edhe logjikisht nuk bën sens që dikush të dojë të ketë patentë fiktive, pasi thelbi i pajisjes me patentë, është mundësia për të ngarë, liria që të jep mjeti sidomos në një vend me transport publik inekzistent dhe avantazhet në punë. Stastikat e fundit nga INSTAT kanë treguar se shoferët e vjetër kanë shkaktuar më tepër aksidente se të rinjtë, që tregon se afërsia e marrjes së patentës korrespondon me aftësi më të mira drejtimi.

Argumentat për rritje u kundërshtuan menjëherë

Ekspertë të fushës deklaruan në disa media për mungesën e argumentave për rritjen e çmimit, autoriteti i konkurrencës deklaroi dje se po heton këtë marrëveshje të kryer nga DPSHTRR dhe kompanive që ofrojnë kursin e autoshkollës, qytetarët u dyndën drejt qendrave shëndetësore për të nisur me procedurat e kursit për ta përfituar atë me çmimin e mëparshëm. Këto tre efekte domino, na tregojnë se se minimalisht, rritja e çmimit në 85 mijë lek të reja, në një vend ku paga minimale është 183 lek ora, është e pavend, e padiskutuar siç duhet dhe thellon pabarazinë në Shqipëri. Nga aspekti logjik, patenta është kërkesë e shumë vendeve të punës të personave që bëjnë transport, ku pagesat nuk janë aspak të favorshme, për të justifikuar këtë rritje. 168% të pagës mesatare shkon tashmë marrja e një patente, e padëgjuar në asnjë vend të Europës.

Analiza financiare e pagesës së mësuesëve të autoshkollave dhe shpenzimeve të kursit, çalon po ashtu.  Sipas një analize të kryer nga A2, çmimi aktual është i mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e një kursi patente. (1)

Institucionet autonome, një praktikë që shpejt do nisë dhe në spitalet publike, nuk mund t’i shërbejnë qytetarit

Institucionet publike të shndërruara në autonome dhe me vetëfinancim, në vend se të jenë në shërbim të qytetarit, janë kthyer në shërbim të vetvetes, si të ishin biznese private. Veç vullnetit të keq të drejtimit të tyre, i cili patjetër mund të jetë një faktor themelor për ardhjen e kësaj situate, është vetë natyra e ndërtimit të tyre që i detyron të mos kenë në fokus barazinë dhe qytetarin në nevojë. Edhe nëse ka vullnet të mirë në bordin drejtues, vetëfinancimi të kërkontë marrësh masa për ‘nxjerrjen e parave’ të shpenzimeve të institucionit. Nëse një ndërrmarrje vihet para përgjegjësisë së mbledhjes vetë të të ardhurave për të paguar shpenzimet e brendshme, nuk mund të presësh prej tij që të mendojë për një qytetar me ndihmë ekonomike në vlerën e më pak se 10 mijë lek të reja në muaj.

Sipas ligjit të ri Për Spitalet, edhe maternitetet dhe spitalet e tjera publike të vendit do mund të kthehen, me kërkesë të bordeve të tyre, në autonome. Bazuar në eksperiencën deri tani, mund fare mirë që të mendohen se çfarë rezultatesh do ketë ky shndërrim.

(1) Burimi: https://a2news.com/video/rritet-cmimi-i-patentes-autoshkollat-ne-pritje-konkurrenca-nis-hetimin/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0