Durrës:Tregu i fruta-perimeve pa kushte higjeno-sanitare

Familja nga Durrësi : “Shembulli i mjerimit dhe fytyrës së mungesës së papunësisë”! 
Durrës/ Futet në det për të shpëtuar dy fëmijë, humb jetën 19 vjeçari
Durres/ Bashkia zhvendos tregun e markates pa asnje sqarim ne nje zone pa kushtet minimale si dhe larg qendres se qytetit.

 

Rezultate imazhesh për tregu i fruta perimeve durres

Tregu i  fruta- perimeve në qytetin bregdetar  frekuentohet çdo ditë nga konsumatorë të shumtë . Duke qënë i  vetmi treg i këtyre produkteve në qytet , konsumatorët janë të detyruar t’i drejtohen kësaj pike , pasi nuk kanë një mundësi  zgjedhjeje .  Tregtarët  pohojnë problematikën e cila nis me plasmasët e care që shërbejnë për te kufizuar hapësirën. Sipas tyre , jo rrallë herë nga lart mbi frutat dhe perimet e tyre të ekspozuara  bien insekte . Ndonëse prej më shumë se një dekade janë taksapagues të rregullt kushtet në të cilat punohen janë  jashtë çdo standarti . Aktualisht  ky treg shfaqet tërësisht i  ndotur dhe pa çati . Mungesa e kushteve higjeno-sanitare nuk mund të anashkalohet  as nga konsumatorët  të cilët duhet  të përballen  në përditshmërinë e tyre në këtë situatë. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të kuptuar se si shitësit ashtu edhe blerësit  janë bashkëvuajtës të kësaj gjendje që të ofron tregu i  fruta- perimeve në Durrës. Ndërkohë përgjigjia e Institucionit të Qeverisjes Vendore , ndonëse koha kalon  mbetet e pandryshuar . Bashkia po vlerëson mundësinë e projekteve dhe fondeve të  financimit për rehabilitimin e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0