Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi me inicialet H. B, 62 vjeç, po lëvizte me biçikletë në orën 23:15 të darkës kur u përplas nga një makinë. Policia po vazhdon kërkimet për të gjetur autorin.
“Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia.
COMMENTS