Mungesa e infrastrukturës në disa lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit,jo vetëm që ka vështirësuar jetën e banorëve, por këta të fundit ndihen të harruar nga pushteti vendor. E ndërkohë që zgjedhjet lokale janë në prag, kjo gjë i ka irrituar edhe më shumë, pasi katër vite më parë është premtuar për rehabilitimin e dy rrugëve ,”Luigj Gurakuqi” dhe “Riza Kurshumi” shumë pranë njëra tjetrës , në lagjen numër 14. Në jo pak raste banorët kanë protestuar për mungesën e infrastrukturës, por edhe ndotjen që shkaktohet nga kanalet e ujrave të zeza. Ata kërkojnë mbylljen e kanaleve, por edhe të një pike thertoreje, e cila sipas tyre sjell ndotje masive . Këto problematika të pasqyruara prej vitesh ende nuk po zgjidhen nga institucionet vendore,në qytetin e Durrësit. Pas reshjeve intensive këto dy rrugë janë bërë të pakalueshme si rezultat i gropave të mëdha të krijuara ndër vite të tejmbushura tashmë me ujë si dhe prezenca e madhe e baltës.
“Ne nuk po dalim nga shtëpia dot për shkak të ajrit të ndotur që është . Më shumë ndikon tek fëmijët “.
“Gjithë ky komunitet këtu që është populluar e para fare,është harruar,nuk ka vënë njeri dorë këtu prej vitesh ,asnjë investim nuk është bërë “.
Në lagjen 17 dhe 14 që përfshin zonën e “Ish kënetës “ dhe Shkozetit janë të shumta kanalet e ndotura që kalojnë mes përmes zonave të banuara, duke rrezikuar shëndetin e banorëve, si dhe rrugë të dëmtuara apo edhe segmente për të cilat nuk është investuar asnjëherë. Në këto kushte banorët paralajmërojnë shumë para afatit të zgjedhjeve lokale se nuk do të marin pjesë në to nëse nuk do të ndërhyhet për përmirësimin e situatës .
COMMENTS