Durrës Kallm, mungesa e infrastrukturës largon pushuesit

Durrës Kallm, mungesa e infrastrukturës largon pushuesit

Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.
​Banka Botërore: Gjysma e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë, 20 mijë persona në varfëri ekstreme
68 vjeçari i cili edhe pse jeton në kushte të papërshtatshme, sjell vetëm pastërti në lagje.

Nëse sot do të flisnim për një plazh të virgjër në Durrës ,pa dyshim që një ndër të paktët që ka mbetur është plazhi i Kallmit . Rrethuar nga kodrina dhe gjelbërimi,Kallmi vetëm 8 km larg qendrës së Durrësit ,të ofron magjinë e freskët të kësaj vere të largët . Këtu ndihesh turist elitar larg rrëmujës,zhurmës dhe shumë pranë natyrës .  Plazhi me guralec dhe ujë të pastër ,me shkëmbinjë të kthyer në dallgëkthyese dhe trampolina natyrore ,e bën kaq të ndryshëm nga plazhi i madh ranor i  Durrësit . Është plazhi më I pastër ,por jo më I frekuentuari. Pasi të shijosh ambientin mbresëlënës,duhet të mendosh mirë dëmtimet që mund të pësojë automjeti. Mungesa e investimeve dhe degradimi i  infrastrukturës ka bërë që kjo zonë të mos ketë pothuajse asnjë frekuentues . Dikur zonë ushtarake ,pas viteve 90 ajo iu kthye komunitetit ,por mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore e mban larg shumë pushuesve që preferojnë plazhet e vogla,qetësinë freskinë si dhe pastërtinë e shumë dëshiruar. Në strategjinë e zhvillimit afatmesëm të qytetit të Durrësit,Kallmi konsiderohet si zonë e turizmit elitar . E shndërruar në mushkrinë e blertë të qytetit,Kallmi prêt dhe lëndon çdo ditë ,si pasojë e mungesës së infrastrukturës . Ndërkohë që për të gjithë adhuruesit e kësaj natyre,lajmi i keq është se përsëri do të përballemi me të njëjtat kushte të kësaj vere,pa ndryshimin më të vogël,përveçse rrënimit të tejskajshëm të infrastrukturës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0